Radio Tirana mbush 86 vjeç, nisi transmetimin për herë të parë në 1938

Radio Tirana mbush 86 vjeç – 86 vite të mbushura me histori, krenari dhe mijëra orë materiale që kanë shoqëruar breza të tërë. Nga korridoret e saj kanë kaluar dhe kontribuar individë që u kthyen në modele për shumëkënd që ndiqte rrugën e medias.

Radio Tirana nisi transmetimet e saj për herë të parë në 28 nëntor të vitit 1938.

“Në 86 vite, ajo jo vetëm ka qenë kronikë e përditshme e jetës së kombit, por ka krijuar një staf, një pjesë gazetarësh, moderatorësh. Madje shënon dhe historinë e muzikës, pasi këtu lindi festivali”, u shpreh Kryeredaktorja e Radio Tiranës, Ermenita Stafa.

Me sloganin është radioja juaj, në datën 2 dhjetor në ambientet e brendshme të Televizionit Shqiptar do të organizohet një ceremoni  festive për të kujtuar historinë 86 vjeçare të Radios, veprimtarinë e shumëllojshme në dekada, por edhe për të gëzuar shumë vite të tjera me suksese që e presin Radion tonë, radion tuaj.

“Do të jetë një ceremoni që do ofrojë mikpritje, por duke vendosur në podin më të lartë audiencën e saj. Do jetë më 2 dhjetor në orën 17;’0 dhe le të shërbejë komunikimi ynë edhe si ftesë’, tha më tej znj. Stafa.

Në këtë ditëlindje të 86 Radio synon të sjellë edhe njëherë  marrëveshjen me fakultetin e gazetarisë, ku studio e Radio Tirana 2 do të shërbejë si start jo vetëm për praktikën mësimore të studentëve , por gjithashtu do të ushqejë me elementët e rinj mikrofonin e Radios.

Për ne do jetë hapi parë që duam të rihedhim në marrëveshjen me Fakultetin e Gazetarisë, në atelien e Radios. Sepse së shpejti Radio Tiranë 2 do ofrojë për ta mundësinë jo vetëm të një praktike mësimore, por mund të jenë hapi i parë për të prekur profesionin”, përfundoi ajo.

Ndërkohë për të gjithë të pranishmit në ceremoninë e datës 2 dhjetor po përgatitet edhe një reportazh I cili do të sjellë qasjen tek Radio jo vetëm të dëgjuesve, por edhe të njerëzve që bëjnë Radio.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.