Lajme

Radio Tirana merr dy vlerësimet e mëdha në Çmimin e Madh të Radios Ndërkombëtare URTI

Radio Televizioni Shqiptar, anëtar i CRI (Comunità Radiotelevisiva Italofona / Komuniteti i Transmetimit Italian-Folës) ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar të organizuar nga URTI (Union Radiophonique et Télévisuelle Internationale / Organizata Ndërkombëtare e Radios dhe Televizionit).

Radio Tirana në bashkëpunim me CRI, Radio Miniature, u përfaqësua nga gazetari i Radio Tirana International (RTI), Genti Mumajesi me një episod mbi historikun e Radio Tiranës dhe u vlerësua me dy çmime: “Jacques Matthey-Doret Discovery Award” (Çmimi ‘Jacques Matthey-Doret Discovery’) dhe “Digital Works Award” (Çmimi i produkteve dixhitale).

Bashkëprodhimi më i fundit ndërkombëtar i promovuar dhe bashkërenduar nga ‘Komuniteti’ është seriali ‘Radio Miniature’, një udhëtim magjepsës që promovon fuqinë e radios për të bashkuar njerëzit dhe kulturat. Fuqia e fjalëve dhe tingujve. ‘Radio Miniature’ jep mundësinë për të zbuluar prodhime radiofonike të rralla të ruajtura në arkiva dhe për të dëgjuar kujtime personale, tinguj dhe kuriozitete, anekdota dhe dëshmi në një kontekst koral.

Kemi të bëjmë me një seri prej 13 episodesh të titulluar ‘Radio ime në miniaturë’, ku secili autor fokusohet në stacionin e tij radiofonik. Një histori personale, herë intime, herë e lehtë, institucionale, poetike apo shqetësuese, por gjithmonë bindëse dhe magjepsëse.

Çmimet janë vlerësuar si një sukses i madh për “Radio Miniature“, bashkëprodhimi i parë ndërkombëtar i podcast-it i promovuar dhe organizuar nga Komuniteti i Radios dhe Televizionit CRI-italishtfolës në Grand Prix International de la Radio të URTI (Union Radiophonique et Télévisuelle Internationale).

“Radio Miniature”, ku pjesë e saj ishte dhe Radio Tirana u vlerësua me këto çmime nga URTI, organizata më e vjetër audiovizive ndërkombëtare e krijuar në vitin 1949 nën kujdesin e UNESCO-s:

  • Çmimi ‘Jacques Matthey-Doret Discovery’ – për produktin radio-televiziv vlerësuar për cilësinë ose origjinalitetin e tij sipas disa kritereve të caktuara: origjinalitet, koncept, subjekt, interaktivitet, regji, teknikë, mjedis zanor, etj.
  • ‘Çmimi i produkteve dixhitale’ – për produktin radio-televiziv, paraqitja dixhitale e të cilit (faqet vendore, kombëtare apo ndërkombëtare te internetit, rrjetet sociale, platformat, etj.) vlerësohet si më e mira nga të gjitha produktet e tjera pjesëmarrëse në konkurs.

Këto janë dy çmime të rëndësishme që përfaqësojnë njohjen e angazhimin e CRI-së për të përtërirë veten dhe për të qenë forca lëvizëse e nismave që synojnë përhapjen krijuese të gjuhës dhe kulturës italiane në mbarë botën, siç është misioni i shoqatës së themeluar në 1985.

Radio Miniature është rezultat i seminarit “Podcast” i realizuar nga CRI në bashkëpunim me Rai Play Sound dhe Rai Radio3. Është një udhëtim magjepsës që promovon fuqinë e radios për të bashkuar njerëzit dhe kulturat, fjalët dhe tingujt. Seria me 13 episode është fryt i punës serioze ekipore dhe bashkë-ndarjes krijuese që u vlerësua nga CRI (Maria du Bessé), me bashkërendimin editorial të Andrea Borgnino (RAI-Canali Specializzazione e Podcast) dhe Daniel Bilenko (RSI).

Pjesëmarrësit në “Radio ime në miniaturë”:

RAI (Itali) Rai Radio3, Paolo Di Paolo / Rai Sardegna, Vito Biolchini / Rai Alto Adige, Alessandra Tortosa / RSI (Zvicër), Francesca Rodesino / Radio Rumania (Rumani), Iuliana Anghel / RTV SLO – Radio Capodistria (Slloveni), Barbara Urizzi / Radio Vatikani (Shteti i qytetit të Vatikanit), Rosario Tronnolone / RTV San Marino (Republika e San Marinos), Lia Fiorio / WDR – Cosmo Italiano (Gjermani), Tommaso Pedicini / RAE (Argjentinë), Marcelo Ayala / Radio Athens (Greqi), Tassos Mavris / RTSH – Radio Tirana (Shqipëri), Genti Mumajesi / ICN NY (SHBA), Cesare Deserto .

Bashkëprodhimi ‘Radio Miniature’ është i disponueshëm në RaiPlay Sound. Dëgjoni serinë e podcast-eve’ Radio ime në miniaturë ‘ në  linkun e mëposhtëm:

(https://www.raiplaysound.it/programmi/lamiaradioinminiatura).

Gazetari Radio Tirana Internacional-Genti Mumajesi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

3 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

3 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

3 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

3 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

3 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

4 hours ago

This website uses cookies.