Rafa Benitez: Në Angli stërviten me 37 km/h, Spanja “testamenti” balancës

Rafa Benitez është i duhuri për të analizuar finalen e sotme. I linur në Madrid 64 vite më parë, trajneri ka bërë karrierë edhe në Angli ku me Liverpulit arriti që të fitonte edhe Champions League.
“Do të jetë një ndeshje e madhe, Spanja është skuadra, e cila ka mbajtur një nivel të lartë ashtu siç bëri Gjermania, Austria dhe Zvicra. I është dashur që të përballet me ekipe të mëdha siç janë Italia dhe Franca. Spanja testamenti i balancës”, tregon Benitez.
I pyetur mes diferencave që kanë skuadrat, 64-vjeçari u përgjigj: “Shpejtësia dhe intensiteti. Mendoni se kur punoja në Angli në një orë futbollistët arrinin deri në 36-37 km/h. Në Spanjë ky numër është 34-35 km/h”.