Categories: LajmeEkonomi

“Rafineri me kapacitet 5 mln ton në vit”,  Shehu: Nafta e Shpiragut, përfitim i madh ekonomik

“Shqipëria ka rezervë nafte 500 milionë ton dhe 500 milionë metër kub gaz, ndërkohë që duhet të ngrihet një rafineri me kapacitet 5 milionë ton në vit”. Deklarata vjen  nga inxhinieri i naftës, profesor doktor Fatmir Shehu në një intervistë për SCAN TV. 

Nndërsa ka vlerësuar Shpiragun për përfitimin ekonomik që do t’i sjellë vendit, ai ka këshilluar që industria e hidrokarbureve duhet të mbështetet  financiarisht.

“Të ngrihet një rafineri jo më pak se 5 mln tonë në vit siç bën Greqia, Italia dhe vende të tjera. Ato marrin naftë bruto dhe e përpunojnë, ndaj dhe Shqipëria duhet të ndjekë këtë politikë. Ne kemi rezerva të mëdha nafte e gazi” sugjeroi inxhinieri Fatmir Shehu.

Ai tha se Shqipëria është një zonë naftë-gazmbajtëse ndaj duhet të vijojë investimet për shfrytëzimin e kësaj pasurie.

“Nafta ka fuqi ekonomike, të merr para në fillim, por ta kthen shumëfish. Shteti duhet të shtojë mbështetjen ndaj kësaj pasurie. N.q.s Shpiragun do ta kishin në atë kohë, brenda 3 viteve apo 4 maksimumi do ta kishim vënë në shfrytëzim. Është gabim i madh që është lënë në harresë për 20 vjet” tha profesor Shehu.

Inxhinieri Fatmir Shehu me një eksperiencë mbi 40-vjeçare në këtë fushë, ka thënë se ka patur zbulime interesante dhe se Shpiragu nuk ishte surprizë. Ai vlerëson edhe zbulimin në Cakran që e cilëson një vendburim kolosal, ndërkohë sipas tij Shqipëria  ka energji termale të pashfrytëzuar.

( Sipas SCANTV )

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

9 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

9 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

9 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

9 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

9 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

10 hours ago

This website uses cookies.