Categories: Lajme

RAI flet shqip/ Bavaso: Rezultat historik. Agalliu: Mbrohet gjuha arbëreshe për brezin e ri

RAI do flasë shqip për 5 vitet e ardhshme, ka qenë temë diskutimi në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH 1.

Presidenti i Lëvizjes “Nuova Arbëria”, Nikola Bavaso (Nicola Bavasso) e konsideroi vendimin e Senatit të Republikës Italiane në Romë si një  rezultat historik.

Bavaso u shpreh se kjo nismë do të sjellë ndryshim të jashtëzakonshëm për kulturën dhe gjuhën arbëreshe.

Fituam me një rezultat të rëndësishëm, për dy universitete i kalabrisë dhe Palermos. E rëndësishme është që pati mbështetje nga 5 krahina, kryetarë arbëreshë që patën fuqi që të kishim besë për dokumentin tonë. I dhanë bazë amendamenteve të deputetit italian.

Kemi rregulluar një të drejtë që mungonte mbi 20 vite.

Dokumenti do të zbatojë të drejtat që nuk janë të ruajtura për arbëreshët. Në itali kemi pakica në kufi, si ata të veriut

Nuk mund të dalim përpara. Ne bvëm dokumentin mbi ligjet që kanë pranuar, zbatuar komunitetet europiane, kushtetuta e Italisë, ku thuhet se Republika italiane do respektojë të drejtat e pakisave gjuhësore në Itali. Ne kemi luftuar për këtë fjalë, për 20 vjet. Por më në fund patëm fuqi sa arritëm te ky rezultat historik.

Do sjellë ndryshim të mirë, themelor në gjuhën arbëreshe, kulturën arbëreshe. Të cilat do kenë të njëjta instrumente të shërbimit publik italian.

RAI do flasë shqip në 5 vitet e ardhshme.

Komuniteti arbëresh dhe diaspora shqiptare në Itali është shumë e lumtur për këtë arritje. Tani do shërbejë që gjuha arbëreshe, gjuha e vatrës do jetë në RAI, do bëhet gjuhë televizive”, tha Bavaso.

Ndërsa aktivisti për mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës arbëreshe, Arbër Agalliu, se  në 5 vitet e ardhshme RAI do jetë shembull për mbrojtjen e gjuhës arbëreshe për brezin e ri që deri më sot, sikurse thekson ai, rrezikon të mos flasë gjuhën arbëreshe.

Më mirë vonë se kurrë. Ja kemi dalë, një nismë e nisur nga dëshira që vetë arbëreshët kanë pasur për të gjetur hapësira në tv publik. Në komunitetet minoritare gjuhësore këto hapësira janë dedikuar prej vitesh.

Në gjithë këto vite, kemi tentuar në mënyrë sistematike të pavarur, të mësojmë veshin e publikut me gjuhën arbëreshe me nismat dhe punimet që vetë arbëreshët kanë ndërmarrë. Bëhet fjalë për filma me metrazh të shkurtër, videoklipe muzikore. Ka ardhur dita që mama RAI, t’i hapë dyert komunitetit arbëresh.

Deri tani 2-3 programe televizive janë dedikuar për gjuhën arbëreshe me jo më shumë se 30 minuta hapësirë secili. Kjo duhet të jetë fillimi i këtij rrugëtimi. Do ishte interesante që të arrijmë një hapësirë shkollore, ku të mësohet dhe gjuha arbëreshe në ambientet televizive.

5 vitet e ardhshme RAI do jetë shembull për mbrojtjen e gjuhës arbëreshe për brezin e ri që deri më sot rrezikon të mos flasë gjuhën arbëreshe.

Kjo gjuhë është trashëguar brez pas brezi dhe duhet trashëguar edhe më tej. RAI shembull thelbësor për gjuhën arbëreshe në Kalabri”, tha Agalliu.

Radio Televizioni Italian do ofrojë për 5 vitet e ardhshme program për arbëreshët që ndodhen në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo  e Sicili.

Kjo nismë e promovuar nga Fondacioni “Crucitti”, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë Rai në Kalabri, pati një rëndësi të veçantë, pasi në nivel kushtetues i kushtoi vëmendje pakicës gjuhësore arbëreshe falë iniciativës dhe pjesëmarrjes së nënkryetari i këtij Senati, Maurizio Gasparri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

13 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

13 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

13 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

13 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

13 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

14 hours ago

This website uses cookies.