Rajmond Rasha në “Histori Sportive” / Sportist-trajner, 60 vite pa ndërprerje në fushën e basketbollit

Emisioni “Histori Sportive”, transmetuar mbrëmjen e së premtes në ekranin e RTSH Shkodra, kishte për protagonist një emër shumë të njohur të basketbollit shkodran.
Bëhet fjalë për Rajmond Rashën, i cili për 60 vite me radhë nuk i është ndarë fushës së basketbollit.
Në bashkëbisedim me gazetarin sportive, Gaspër Marku, rrëfen karrieren sportive si sportist, për të vijuar me atë të trajnerit, si dhe kontributin e dhënë si mësues i edukimit fizik.
E veçanta e Rajmond Rashës është që edhe në këtë moshë 74- vjeçare vijon të kontribuojë si trajner i Vllaznisë U18 përkrah koleges së tij, Ingrit Dashja, ndërkohë që trajnon edhe një ekip moshash.