Njëzet e një ushtarë izraelitë janë vrarë ditën e hënë (22 janar) në një sulm me raketa në Gaza, duke shënuar kështu humbjen më të madhe për trupat izraelitë që nga nisja e luftës me Hamasin në muajin tetor 2023.
Zëdhënësi i ushtrisë, Admirali Daniel Hagari, bëri me dije se ushtarët u vranë teksa një raketë e Hamasit shkaktoi shembjen e dy ndërtesave pasi goditi eksplozivët e vendosur nga ushtria izraelite.
Ushtarët po manipulonin eksplozivët dhe “hidhnin në erë ndërtesat në afërsi për të mundësuar rindërtimin e kufirit”.
Shpërthime u raportuan në dy ndërtesa në të njëjtën kohë.
“Ndërtesat u shembën si pasojë e këtij shpërthimi, ndërsa shumica e ushtarëve ishin brenda dhe përreth ndërtesave. Ndërtesat ka të ngjarë të kenë shpërthyer nga municionet që forcat tona vendosën atje për të hedhur në erë ndërtesat dhe infrastrukturën terroriste në zonë”, tha zëdhënësi.
Ushtria ka publikuar emrat e 10 prej të vrarëve dhe tha se emrat e të tjerëve do të publikohen këtë të martë (23 janar).
Ndërkohë, SHBA-të i bënë thirrje Izraelit që të mbrojë njerëzit e pafajshëm në spitale pasi forcat izraelite rrethuan të hënën tre komplekse të kujdesit shëndetësor në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis.
“Uashingtoni pret që Izraeli të mbrohet “në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojë sa më shumë që të jetë e mundur njerëzit e pafajshëm në spitale, stafin mjekësor dhe pacientët”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
Numri i madh i të vdekurve mund t’i shtojë një vrull të ri thirrjeve që Izraeli të ndalojë ofensivën apo edhe ta ndalojë atë krejtësisht. Një numër i madh i viktimave izraelite kanë bërë presion mbi qeverinë izraelite për të ndalur operacionet e kaluara ushtarake.
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…
Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…
Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…
This website uses cookies.