Categories: LajmeSportFormula 1

Ralf Shumaker për Hamilton: Po shkon te Ferrari për para!

Ralf Shumaker beson se Ljuis Hamilton ka pranuar ofertën e Ferrari-t vetëm për motive financiare. Sipas gjermanit ky operacion nuk është thjesht një transferim në një veturë të re për britanikun.

“E kuptoj Ljuis Hamiltonin pasi kërkon ende të paguhet mirë. Ai shkon te Ferrari, e cila në vetvete është një markë e njohur dhe për rrjedhojë tërheq shumë sponsor. Hamilton mund ta përdorë markën e Ferrari-t edhe pasi ta mbyllë karrierën”, argumenton Ralf Shumaker.

Për 48-vjeçarin pyetja, e cila vlen për tu bërë në këto momente është se sa i motivuar do të jetë anglezi në këtë aventurë të re. “Mosha e Hamilton të detyron që të pyesim sa kompetitiv do të jetë”, u shpreh Ralf Shumaker.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

18 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

18 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

18 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

18 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

18 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

18 hours ago

This website uses cookies.