Rama: 1 milion vizitorë nga Italia vitin e kaluar, mendojnë edhe të jetojnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, në episodin

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar balerinin shqiptar Ilir Shaqiri, i cili ka ndërtuar jetën dhe karrierën mes Shqipërisë dhe Italisë.

Rama tha se është rritur interesi i shtetasve italianëve për të vizituar Shqipërinë, madje edhe kërkesat  për të blerë banesa apo dhe për të jetuar në vendin tonë.

Kryeministri theksoi se gjatë vitit 2024 Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1 milion turistë italianë.

Vjet kemi arritur në pak më shumë se 1 milion vizitorë nga Italia, ku patjetër një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por pjesa dërrmuese janë italianë. Dhe mua më marrin më pyesin ‘si vihet, ku vihet, duam të vijmë në Shqipëri, duam të blejmë shtëpi‘”, tha Rama ndërsa shtoi se tashmë ka ndryshuar shumë edhe perceptimi për shqiptarët në Itali.

Balerini Shaqiri tregoi eksperienca personale, ku shumë italianë interesohen për të kaluar pushime në Shqipëri. “Më pyesin ku të shkojmë në veri apo në jug, ku kënaqemi më shumë, ku është më lirë”, tha Shaqiri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.