Rama: 12 mijë nxënës do të përfshihen këtë vit në Programin Ekipet Sportive në Shkolla
Programi Ekipet Sportive në Shkolla i ka dhënë jetë lëvizjes sportive kombëtare.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “vetëm këtë vit shkollor do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”.
“Çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program”, tha Rama.
Ky program ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë. Çdo nxënës që është pjesë e ekipeve të programit “Ekipet sportive” merr falas të gjithë bazën e nevojshme materiale.
Me këtë projekt të ekipeve sportive në shkolla janë gjallëruar të gjitha bashkitë e vendit me jetën sportive.