Rama: 3 fotografë dhe 1 piktor në pritje të rifillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Spanjë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë shumë liderë evropianë, ka publikuar një foto në të cilën ai shfaqet sportive në krah të tre fotografëve.
“3 fotografë dhe 1 piktor në pritje të rifillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Instagram.
Kryeministri Rama është kapur nga aparatet edhe gjatë një bashkëbisedimi spontan me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, homologun britanik, Rishi Sunak, kryeministren italiane, Xhorxhia Meloni.
Në Granada të Spanjës 47 liderë evropianë dhe të Ballkjanit Perëndimor, janë mblidhur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të trajtojë krizat më emergjene ndërkombëtare sikurse janë: lufta në Ukrainë, situata në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit, e ardhmja e BE-së, digjitalizimi, tranzicioni i gjelbër i ekonomisë, çështjet e energjisë, etj.
Ky është takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar në tetor 2022 në kryeqytetin çek Pragë me qëllim të nxitjes së dialogut midis vendeve evropiane dhe për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit.