Rama: 547 mijë turistë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit
Turizmi ka qenë kryefjala e qeverisë gjatë 2023-shit. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 547 mijë turistë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë muajit nëntor, provë kjo që sipas kreut të qeverisë, tregon se vendi është kthyer në superdestinacion të turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm.
Kryeministri u shpreh se gjatë 2023-shit 9.54 milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë.
“9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti
547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, tha Rama.