Categories: LajmePolitikë

Rama: Administrata Publike do të ketë rol vendimtar për integrimin e vendit në BE

Administrata Publike do të ketë rol kyç për integrimin e vendit në BE. Këtu e ka vënë theksin kryeministri, Edi Rama gjatë një konference e cila ka për qëllimin gjallërimin më të madh të rolit të Administratës Publike në të gjithë procesin integrues.

Sipas kreut të qeverisë, administrata publike është tashmë armata pararojë e betejës për anëtarësimin në BE dhe për jetësimin e vizionit Shqipëria  2030.

Rama theksoi se Administrata Publike nuk është si kombëtarja shqiptare e futbollit, pasi ajo vend që të fitojnë një ndeshje, duhet të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.

‘Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë më parë mundësinë që ka sot, ku shteti është ai që u jep të gjithë qytetarëve mundësinë që të bashkëjetojnë në një rend ligjor të sigurt të mirëqeverisjen dhe të gëzojnë lirinë e konkurrencës me të drejtën e meritës. Bashkimit përfundimtar me familjen evropiane është sot një realitet konkret. Për ta realizuar këtë arritje historike, administrata publike është faktori kyç, i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm. Në këtë mënyrë do të përcaktohet edhe shpejtësia me të cilën Shqipëria do të hyjë në BE, por edhe cilësia e jetës demokratike e institucioneve  funksionimit të shtetit dhe garancive për çdo individ në këtë vend. Nga çdokush varet një grimcë e tërësisë së punës së jashtëzakonshme që duhet të bëjë Shqipëria drejt BE-së.”, theksoi Rama.

Sipas tij, administrata duhet ta shohë veten si kombëtarja, pasi secili dhe secila që punon në administratë, janë pjesë e kësaj skuadre, bartin të njëjtin mision që bart çdo lojtar i ekipit tonë kombëtar.

“Por, në rast se ekipi jonë kombëtarja fiton ndeshje futbolli, kjo skuadër nuk do të fitojë as një ndeshje futbolli, as disa ndeshje futbolli, por kjo skuadër kombëtare do të fitojë të ardhmen e Shqipërisë.”,  tha Rama

Kryeministri shprehu bindjen se falë Administratës Publike, vendi do të anëtarësohet më shpejt se vendet e tjera të rajonit në BE.

“Personalisht kam qenë i shqetësuar kur filloi procesi screening. Nuk e kam besuar që administrata jonë do të mund të nxirrte nga vetja një skuadër kombëtare aq të madhe, pasi të pafundme janë edhe pikat mbi të cilat procesi duhet të kalonte, si dhe do të na zbardhte faqen me superlativa në Bruksel. Nuk e kam besuar dhe e kam ndarë me zë të ulët edhe me disa bashkëpunëtorët që ky mund të jetë momenti ynë sepse mund të shfaqemi me dobësi që atje në Bruksel nuk i fsheh dot. Kam rënë pre e një pjese të perceptimit se administrata publike është një trup njerëzish parazitë, marrin rrogat dhe nuk bëjnë asgjë. Edhe unë kisha ndikimin nga ky perceptim. Fakti që procesi i prezantimit të thellë të Shqipërisë përmes 777 prezantimesh përfundoi me shpejtësi dhe me aq shumë habi në Bruksel për paraqitjen e skuadrës sonë kombëtare është siguria më e madhe i kemi të gjitha arsyet se sot mund të mbështetemi te kjo administrata.”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

15 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.