Rama akordon “Medaljen e Artë” për nxënësit e shkëlqyer: Edhe ata që mezi shtyjnë fundin e muajit, kanë mundur t’ia dalin

Rama akordon Medaljen e Arte

Rama akordon Medaljen e Arte

Kryeministri Edi Rama ka pritur nxënësit e shkëlqyer të shkollave të vendit, të cilëve iu ka akorduar “Medaljen e Artë”.

Gjatë fjalës së tij para nxënësve, kreu i qeverisë vuri në dukje se pavarësisht vështirësive ekonomike me të cilat hasen të rinjtë dhe prindërit e tyre, sipas Ramës, ata kanë mundur t’ia dalin në mësime.  

Të arriturit të nivelit të lartë të shkëlqimit, të ekselencës është prova që asgjë nuk mund ta pengojë njeriun kur ai është i vendosur që të arrijë atë që ai synon. Mes jush ka vajza dhe djem që familjet e tyre nuk kanë kushtet optimale.

Janë familjet ku punohet shumë dhe nuk është e lehtë të mendosh qetësisht fundin e muajit. Ju që jeni nga zonat e thella mund të gjeni justifikime nga më të ndryshme; nuk ia vlen se shkolla është larg, nuk ia vlen se askush nuk të jep një dorë nëse nuk të njeh, apo të rrish në këtë vend se ky vend nuk bëhet. Të gjendura në rrethana të tilla të vështira këto janë kuptueshme”, u shpreh Rama.

Duke iu drejtuar nxënësve të shkëlqyer, Rama tha se ai ndjehet më i shkurtër përballë tyre, ndërsa u dha edhe një mesazh të rinjve.

“Prandaj pavarësisht nga sa më rezulton jam më i gjati këtu, unë përpara jush sot ndjehem më i shkurtër. Me kurajë dhe vendosmëri shikoni përpara, ngjituni më lart, përballni të gjitha përqeshjet e atyre që i dinë të gjitha”, nënvizoi Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.