Rama akordon Medaljen e Arte
Kryeministri Edi Rama ka pritur nxënësit e shkëlqyer të shkollave të vendit, të cilëve iu ka akorduar “Medaljen e Artë”.
Gjatë fjalës së tij para nxënësve, kreu i qeverisë vuri në dukje se pavarësisht vështirësive ekonomike me të cilat hasen të rinjtë dhe prindërit e tyre, sipas Ramës, ata kanë mundur t’ia dalin në mësime.
“Të arriturit të nivelit të lartë të shkëlqimit, të ekselencës është prova që asgjë nuk mund ta pengojë njeriun kur ai është i vendosur që të arrijë atë që ai synon. Mes jush ka vajza dhe djem që familjet e tyre nuk kanë kushtet optimale.
Janë familjet ku punohet shumë dhe nuk është e lehtë të mendosh qetësisht fundin e muajit. Ju që jeni nga zonat e thella mund të gjeni justifikime nga më të ndryshme; nuk ia vlen se shkolla është larg, nuk ia vlen se askush nuk të jep një dorë nëse nuk të njeh, apo të rrish në këtë vend se ky vend nuk bëhet. Të gjendura në rrethana të tilla të vështira këto janë kuptueshme”, u shpreh Rama.
Duke iu drejtuar nxënësve të shkëlqyer, Rama tha se ai ndjehet më i shkurtër përballë tyre, ndërsa u dha edhe një mesazh të rinjve.
“Prandaj pavarësisht nga sa më rezulton jam më i gjati këtu, unë përpara jush sot ndjehem më i shkurtër. Me kurajë dhe vendosmëri shikoni përpara, ngjituni më lart, përballni të gjitha përqeshjet e atyre që i dinë të gjitha”, nënvizoi Rama.
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…
Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup. Mungesa e…
Fundjavën e shkuar, Shkodra përmbylli karnavalet, të cilat si ansnjëherë tjetër zgjatën 1 javë. Ndonësë…
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën…
Myftinia Shkodër ka vijuar edhe këtë të enjte shpërndarjen e pakove ushqimore në prag të…
Njohja e krimeve të komunizmit dhe ndërgjegjësimi i brezave të rinj për këtë pjesë të…
This website uses cookies.