Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Shkodër të gjithë qeverinë, drejtuesit politikë dhe krerët e 61 bashkive në vend për të zhvilluar analizën e radhës të qeverisjes dhe diskutimit të prioriteteve të vendit për Shqipërinë 2030.
Takimi ka nisur në orën 10:00 në stadiumin “Loro Boriç” dhe pritet të zgjasë deri në orët e vona të pasdites ku do të përmbyllet me një fjalë të kryeministrit Edi Rama lidhur me objektivat dhe detyrat që do të shpërndajë se ku do të fokusohet secili dikaster.
Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani ka ndarë detaje nga takimi, ku bën të ditur se do të zhvillohen 9 tryeza me tematika të ndryshme me diskutime të ndara me dyer të mbyllura.
Tematikat e 9 paneleve janë të fokusuara te çështjet e mjedisit, arsimit, bujqësisë, sigurisë, financat, çështjet e pronës dhe burimeve njerëzore.
Gazetarja Shkodrani bën të ditur se parashikohet të flitet edhe për ndryshime në institucionet që nuk kanë arritur performancën e duhur si për drejtor në Drejtoritë e ministrive apo në drejtuesit e Drejtorive në bashkitë e vendit.
Pjesë e takimit janë edhe 61-kryebashkiakët, të majtë dhe të djathtë, për një analizë të thelluar të punës së tyre, të cilët kanë marrë një ftesë nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbër Mazniku.
Përtej pjesëmarrjes së plotë kryebashkiakëve të majtë, ftesën e kanë pranuar dhe kanë mbërritur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër edhe kryebashkiakët e djathtë, Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodja kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.
Diskutimi me kryetarët e bashkive do të ketë pikërisht fokusimin në problematikat e qytetarëve si dhe lidhur me prioritete kryesore të investimeve në turizëm i cili pritet të jetë edhe sektori më vital për 2024.
Gjithashtu pjesë e takimit janë edhe drejtuesit e disa institucioneve të rëndësishme si Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia e Menaxhimit të Territorit.
Këto analiza mendohen se do të jetë periodike deri në zgjedhjet e 2024, që do të shërbejnë për të verifikuar të gjitha problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe për një raportim të plotë e të detajuar të punës organizative në partinë socialiste.
Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë nisur punën në terren për zgjedhjet e ardhshme, ku Rama synon një mandat tjetër.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.