Rama : Arritje historike për futbollin, kjo Kombëtare do të na bëjë surpriza të tjera
![e59a099d9606400e886e57c08aa378e4](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/e59a099d9606400e886e57c08aa378e4.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
e59a099d9606400e886e57c08aa378e4
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur edhe sot shqiptarët me urimin e tij të mëngjesit. Kësaj rradhe, në faqen e tij në Facebook, ai ka uruar “mirëmëngjesi” me një urim për kualifikimin e Kombëtares së futbollit në Europianin e 2024 që zhvillohet në Gjermani.
“Mirmëngjes, dhe me shijen e jashtëzakonshme të arritjes historike të Kombëtares, si edhe me bindjen se kjo skuadër e re do të na bëjë surpriza të tjera të bukura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në urimin e tij.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar kualifikimin në EURO 2024 , duke siguruar vendin e parë me 15 pikë.