Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që fëmijët e shqiptarëve të mos mbeten pa punë.

I shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, Rama ka vizituar Shkollën Profesionale të qytetit të Elbasanit ku aktualisht studiojnë 1400 nxënës dhe ku është shprehur se po thyhet mentaliteti që shqiptarët kanë pasur kryesisht ndaj arsimit profesional.

Sipas tij, çdo nxënës që kryen arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit.

E rëndësishme është edhe thyerja e mentaliteti se arsimi profesional është shkollë e kategorisë së dytë. Ajo që është lajmi i mirë është që po thyhet mentaliteti që arsimi profesional është kategori e dytë dhe të kuptojnë në fakt që arsimi profesional është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë fëmija që të mos mbetet pa punë dhe tjetra që duhet përsëritur që ta marrin vesh të gjithë sepse shumëkush nuk e ka të qartë është se kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit. Po të dojë të shkojë në universitet, po të mos dojë nuk shkon në universitete por ma ndryshe nga ata që shkojnë nëpër universitete nga arsimi i përgjithshëm ka dhe një zanat që edhe e përdor për të punuar gjatë universitetit por edhe mund ta përdore si bazë pas universitetit për të bërë një sipërmarrje të vetën”, – theksoi Rama.

Më tej Rama është ndalur te sigurimet shoqërore që bizneset duhet të paguajnë ndaj punonjësve të tyre të cilën e ka cilësuar si kriminale.

Ai theksoi se qeveria do të marrë masa të forta në të gjitha rastet kur ka abuzime të tilla.

Por tani të shtosh pagesën nga taksat dhe të bësh njerëzit të cilët paguajnë edhe taksat, paguajnë edhe sigurimet shoqërore, të mos marrin nga pagesa e taksave të gjitha ato që ato merrnin në aspektin e shumë shërbimeve, sepse duhet mbushur gropa e lënë hapur nga disa të tjerë që nuk paguajnë taksat mjaftueshëm dhe ikin edhe taksave, i ikin edhe sigurimeve shoqërore, edhe sigurimeve shëndetësore, kjo është padrejtësi shumë e madhe dhe deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro në pagën minimale edhe për punonjës të zakonshëm, edhe për një shef 400 euro në mënyrën më të pacipët, është haptazi kriminal dhe ne do të marrim masa shumë më të forta për këtë por në të gjitha rastet, kjo duhet të jetë koshinecë shoqërore dhe duhet që të gjithë të marrin pjesë në këtë betejë në mënyrë që ky vend të bëhet më i mirë dhe që edhe më të moshuarit të kenë pjesën e tyre të rritjes ekonomike në xhepin e tyre”, – u shpreh Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.