Pensionet ka qenë kryefjala e takimit të sotëm kryeministrit Edi Rama me pensionistët. Kreu i qeverisë shqiptare ka deklaruar se pensionistët të mos mbeten të papërfshirë në rrethin e zgjeruar të mundësive që ka krijuar ekonomia.
“Do hapim diskutim publik me pensionistët lidhur me pensionet. Për të adresuar një detyrim dhe një kërkesë legjitime të vazhdueshme që në këtë fazë kur ekonomia jonë ka nisur të marrë formën e një ekonomie gjithëpërfshirëse si rezultat i të gjitha reformave dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike, pensionistët të mos mbeten të pa përfshirë në këtë rreth të zgjeruar të mundësive që ka krijuar ekonomia, ku ndërkohë të tjerët kanë sot paga më të larta se sa kishin.
Së bashku me gjithë kolegët që përbëjnë skuadrën drejtuese të punës për pensionet.
Për t’ju bërë një panoramë të situatës dhe për të përcjellë informacionin e vërtetë mbi çfarë është financimi i pensioneve dhe pse pensionet janë pjesa më e vështirë”, deklaroi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e moshës së tretë.
Kujtojmë se në muajin shtator Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për indeksimin e pensioneve me 4.1%.
Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues sipas numrit të përfituesve aktual dhe planifikimit të përfituesve të ardhshëm deri më date 31.12.2024.
Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi sot në rrjetet sociale, ka bërë me dije se…
Njeriu më i moshuar në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, sipas BBC. Bëhet fjalë…
Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se shpërndarja e bonusit të fundvitit…
Marrëveshja e armëpushimit e njoftuar nga presidenti amerikan Joe Biden, pas miratimit të qeverive libaneze…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka festuar ditëlindjen e 249-të të…
Pas 11 muajsh në "arrest shtëpie", Sali Berisha fiton lirinë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit…
This website uses cookies.