Rama: Brenda 2024-ës hapim praktikën e dyfishtë. Mjekët 70% pagë shtesë për punën jashtë orarit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda 2024-ës, në spitalet të cilat do të pajisen me certifikatën e autonomisë menaxheriale, të hapet praktika e dyfishtë.

Në fjalën e tij në aktivitetin për Autonominë Spitalore, kreu i qeverisë deklaroi se mjekët të cilët punojnë në këto spitale, e do të ofrojnë shërbim për qytetarët jashtë orarit të punës, do të kenë mundësi të marrin 70% të pagesës ekstra, ndërsa 30% do të shkojë për spitalin.

Rama theksoi se kjo është mënyra për të hyrë në Europë, në mënyrën e konceptimit të sistemit publik.

Sot hyjmë në një kapitull të ri falë faktit që Spitali Memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale.

Brenda viti synojmë të hapim në këto spitale që do marrin certifikatën e autonomisë menaxheriale edhe praktikën e dyfishtë. Mjekët që punojnë në këto spitale dhe janë të dëshiruara e të kërkuar nga qytetarët për të ofruar shërbim përtej orarit të punës të shfrytëzojnë spitalin, aparaturat dhe kushtet e spitalit për të ofruar një shërbim ekstra që është një shërbim me pagesë, ku 70% të pagesës do i marrë mjeku dhe 30% të pagesës do i marrë spitali. Në këtë mënyrë hyjmë më në fund në Europë në kuptimin  e konceptimit të sistemit publik ku mjekët nuk janë rrogëtar, nuk janë të detyruar të gjejnë mënyra si të shkojnë te privati”, u shpreh Rama.

Teksa bëri një panoramë të gjendjes së spitaleve në vend të 10 viteve më parë, Rama u shpreh se spitalet sot nuk kanë më asnjë të përbashkët me to, pasi sipas tij ofrohen kushte dhe shërbime dinjitoze për qytetarët.

“Nuk ka asnjë arsye që shërbimi publik të mos jetë zgjedhja e parë edhe atyre shqiptarëve që e kanë mendjen te privati.

Kur ne filluam këtë rrugë, disa struktura private kishin kushte më të mira. Sot nuk është kështu. Kushtet sot në Spitalin e  Sëmundjeve të brendshme apo struktura të tjera publike janë të pakrahasueshme me strukturat private. Ndërkohë që mjekët janë po ata.

Perceptimi ende për t’u mundur, i shërbimit publik si një shërbim ku nuk ka kushte, ku nuk shërbehet. Kush shkon në spital ka një perceptim dhe opinion krejt tjetër për shërbimin shëndetësor publik.

Këto s’duan të thonë që ska nevojë për kritika. Por në të gjitha rastet asnjë qytetar shqiptar, pavarësisht nivelit ekonomik, nuk ka sot asnjë arsye që të ndihet i braktisur, përkundrazi cdo qytetar sot e ka mundësinë të marrë një shërbim dinjitoz shëndetësor. Kemi një sërë spitalesh që ofrojnë kushte dhe shërbim dinjitoz”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.