Rama: Brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve 1250 euro

Edi Rama me mësues

Arsimi, rritja e pagave për mësuesit, programet e reja për nxënësit, transformimi i infrastrukturës arsimore dhe rritja e cilësisë së sistemit arsimor drejt Shqipërisë 2030 në BE, ishin në fokus të takimit të Kryeministrit Edi Rama me mësues, prindër e përfaqësues të komunitetit të njësisë nr.5 në kryeqytet, i zhvilluar në shkollën e mesme të përgjithshme “Besnik Sykja”.

Kryeministri Rama theksoi se sipas tij investimi në arsim dhe vlerësimi i mësuesve është po aq i rëndësishëm sa investimi në ushtri.

“Por unë besoj që në kohën që jetojmë, mësuesit nuk janë thjesht të rëndësishëm siç ishin deri para kësaj kohe për gjithçka ata japin në atë profil që kanë, por mësuesit janë po aq të rëndësishëm sa ushtria dhe janë po aq të rëndësishëm për sigurinë kombëtare saç është ushtria sepse janë një trupë e cila përballjen me çka folëm pak më përpara do ta ketë gjithmonë e më të egër, jo më të egër, do ta ketë gjithmonë e më të egër, e prandaj janë një trupë që do duhet të mbështetet, do duhet të vlerësohet, do duhet të ngrihet në piedestal në proporcion me përshkallëzimin e asaj përballjeje dhe duhet të gjejmë rrugë dhe mënyra dhe kjo gjë patjetër që mund të bëhet më e lehtë nëse ne rrisim nivelin e dëgjimit ndaj gjithë trupës së mësuesve që motivimi, vlerësimi, të ndjerit në mision të mos jetë vetëm çështje kushtesh fizike në shkollë apo çështje page, por të shkojë përtej kësaj. Ne kemi disa ide, ju me siguri mund të keni disa ide të tjera, por është absolutisht themelore që investimi tek trupa e mësuesve të shkojnë paralelisht me investimin e madh që po bëjmë tek Forcat e Armatosura”, tha Rama.

Rama tha se brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro.

Edhe pagat, ju e dini se ju i numëroni vetë numrat që ne mund të themi, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. Nuk besoj se ndokush mund të thotë që po t’i thuhej përpara që të shikojë se në vitin 2024 do ta keni pagën mesatare 950 euro, nuk do të nënqeshte duke thënë ja dhe një rrenë tjetër, po fakti është që sot paga mesatare e mësuesve është 950 euro Por është një vështirësi pune psikologjike. Kështu që qëllimi, ambicia jonë dhe plani, jo ambicia, por plani ynë është që në vitet e ardhshme brenda kësaj dekade, ne pagën mesatare të mësuesve do ta çojmë në 1250 euro”, tha Rama.

Kryeministri Rama deklaroi se është në rritje numri i shkollave të reja në ndërtim.

“Janë 40 shkolla të reja që po ndërtojmë, janë ndërtuar 450. Është një numër shumë i madh, po të marrësh parasysh se ça ka pasur më parë. Sidoqoftë, deri pak a shumë 300 laboratorë janë një bazë shumë e mirë për çfarë po ndërtojmë sot për fëmijët edhe aksesi në kodim, edhe kështu me radhë”, tha ai.

Ndër të tjera, Rama përsëriti mbështetjen për mbylljen e platformës Tiktok, sikurse tha ai, një vendim për mbrojtjen e fëmijëve. Rama tha se po priten propzoimet e TikTok për rritjen e sigurisë në këtë aplikacion.

Më vjen mirë që sot TikTok është mbyllur dhe që fëmijëve, nxënësve iu kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë shumë negative që i qëndronte mbi kokë 24/24. Përfitoj nga rasti ta përsëris për të gjithë dhe mirë është që mësuesit t’ia thonë prindërve, por edhe nxënësve që përpjekja për të instaluar TikTok, duke përdorur të ashtuquajtura VPN të lira që gjenden në internet është shumë e rrezikshme sepse ato praktikisht e bëjnë telefonin të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda, kështu që prindërit duhet të jenë të vëmendshëm në këtë aspekt. Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë nëpërmjetë AKSH dhe Ministrisë së Arsimit dhe kemi kërkuar nëse do të ketë akses në Shqipëri duhet që të na paraqes një propozim të besueshmë për një numër të caktuar filtrash sigurie për fëmijët tanë dhe një program për të stimuluar mësimin për shkencën dhe matematikën që TikTok i ka në gamën e vet të shërbimeve. Duhet që të na garantojnë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme dhe kompania na ka premtuar se do të na e paraqes këtë propozim dhe çfarë ajo do na afrojë do të duhet që të ndahet edhe me meësuesit dhe me prindërit. Besoj se në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë në Shqipëri”, tha Rama.

Në takim merrte pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.