Categories: LajmePolitikë

Rama: Brenda pak muajsh, rroga e mësuesit mesatarisht 950 euro. Sistemi i pagave duhet reformuar tërësisht

Në Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, kryeministri Edi Rama tha se brenda pak muajsh, rroga mesatare e arsimtarëve do të shkojë mesatarisht 950 euro.

Kreu i qeverisë theksoi se ajo që nevojitet është një reformim i sistemit të pagave, teksa shtoi se përveç pagës uniformë, duhet të ketë nivele të ndryshme page sipas meritës dhe kontributeve.

Por për këtë, theksoi Rama, nevojitet një sistem i besueshëm kualifikimesh dhe trajnimesh.

Fokusi te arsimi është jetik sepse fatmirësisht nuk jemi më në kohën që ishim kur mësuesit ishin të braktisur dhe të pambrojtur. Pagat brenda pak muajsh për mësuesit do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton ndaj ne na duhet të reformojmë sistemin. Mekanizmin e rritjes çdo 5 vjet të pagës prej rritjes në punë, ne duhet ta reformojmë komplet. Duhet të gjejmë rrugën që përveç pagës uniforme të ketë nivele të ndryshme page sipas meritës, kontributeve dhe meritës. Për këtë na duhet një sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh. Janë një sërë elementësh që duhen vënë në vijë. Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide”, u shpreh ai.

Rama tha se kjo fazë e re e reformimit të sistemit të arsimit, e vë mësuesin në qendër të vëmendjes, teksa tha se sfida me të cilën përballet sistemi është nevoja për t’u adaptuar me kohën.

Kemi hyrë në një fazë e re e reformimit të sistemit të arsimit dhe vë në qendër të vëmendjen mësuesin si forcën e pazëvendësueshme të gjithë sistemit dhe si një autoritet që duhet mbështetur më shumë, duhet motivuar më shumë dhe duhet afirmuar më shumë në komunitetin tonë. Arsyeja pse e shohim të domosdoshme hapjen e kësaj faze të re është sepse sot sfida e shpejtësisë së kohës po bëhet e atillë që po merr përmasa sa të frikshme, aq edhe frymëzuese. Nevoja për t’u adaptuar me kohën, edhe 10 vite më parë, ka qenë shumë më e përballueshme se sot”, theksoi Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

15 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

15 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

16 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

16 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

16 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

16 hours ago

This website uses cookies.