Rama: Buxheti 2024 mbështet 717 730 pensionistë
Buxheti 2024 do të mbështesë financiarisht 717 730 pensionistë nëpërmjet indeksimit dhe bonusit të pensioneve.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të mërkurën se është një fond prej 250 milionë euro që shkon për pensionistët në projektbuxhetin e vitit 2024.
Më herët, kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria ka një numër shumë të lartë pensionistësh, krahasimisht me numrin e punonjësve të shtetit dhe për këtë arsye edhe rritja e pensioneve është më e ngadaltë.
“Nëse ka një gropë që ne nuk kemi mbyllur ende është pikërisht gropa krijuar në shumë vite nga mungesa e kontributeve shoqërore”, është shprehur ai.