Rama – demokratëve: Mos e hidhni votën në kënetë, fuqizoni Shqipërinë në negociatat me BE-në

2-41-696x708

Kryeministri Edi Rama ftoi sot demokratët që në 11 maj mos ta çojnë votën kot, por ta japin për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu drejtua veçanërisht demokratëve të cilët i ftoi mos ta hedhin votën kot në kënetë.

“Një prind demokrat në 11 maj mund: Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah; ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah; të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes”, shkruan Rama.

Rama tha se një prind demokrat mund të bëjë gjënë e duhur duke votuar që t’u japë fëmijëve të vet pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE.

“Ose pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë: Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS. E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh”, tha Rama.

Sipas tij, në këtë mënyrë vota nuk çohet kot, por jepet për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.

“Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE”, shtoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.