Rama dhe Berisha takime në Londër, “përballen” për votën e diasporës

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha do të zhvillojnë takime me diasporën shqiptare në Londër, në një moment kur angazhimi i shqiptarëve jashtë vendit po bëhet kyç për politikën e brendshme.

Takimi i Ramës, i cili do të mbahet më 24 nëntor, është pjesë e turit “Krenar për Shqipërinë”, pas takimeve të ngjashme në Nju-Jork dhe Selanik.

Nga ana tjetër, Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, do të drejtojë një takim virtual me diasporën më 17 nëntor, ku do të diskutohet për çështjet që prekin të ardhmen e Shqipërisë.

“Ju ftoj të na ndiqni në takimin të organizuar nga Dega e PD-së në Londër dhe aktivistë të diasporës. Do të jem në lidhje live me ju, nderkohë në takim në adresën më poshtë ju mirëpret Floriana Garo -anëtare e Kryesisë, Alfred Lela -Drejtor i Komunikimit dhe Besart Xhaferri- Kryetar i FRPD. E diel, 17 nëntor 2024, @ 1 PM, Adresa: Walthamstoë, Siddeley Road, London E17. Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Këto takime janë një mundësi për të angazhuar komunitetin shqiptar jashtë vendit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2025, kur diaspora do të ketë për herë të parë të drejtën e votës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.