Rama : Diploma e dyfishtë me universitetet italiane, hapen 3 programe të përbashkëta me Universitetin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës hapen tre programe të përbashkëta dhe diploma të dyfishta me universitetet më prestigjioze në Evropë.

Në një postim në rrjetet sociale , Rama shkruan se, “përmes Programit të Ndërkombëtarizimit, mbështetëm Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, për ngritjen e Laboratorit të Studimeve Europiane, si një qendër inovatore për zhvillimin e praktikave të studentëve, studimeve interaktive dhe infrastrukturës së kërkimit shkencor, si dhe ngritjen e kapaciteteve për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet prestigjioze evropiane”.

Tre programet mes Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe universiteteve “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, do të hapen në studimet e cikleve për të drejtë publike, studime evropiane, dhe shkenca ndërkombëtare e diplomatike. Këto programe do të zhvillohet në gjuhën shqipe, italiane dhe angleze, duke ofruar diplomë të dyfishtë.

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës të saj në aktivitetin e mbajtur për këtë binjakëzim,  u shpreh se, “ Ecim drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, përmes zgjerimit të investimeve për programet e përbashkëta mes universiteteve tona dhe atyre prestigjioze europiane, me synim diversifikimin e ofertës akademike në vend”.

“Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, kurorëzuam bashkëpunimin për hapjen e tre programeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta me universitetet e “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, në studimet e cikleve për të drejtë publike, studime europiane, dhe shkenca ndërkombëtare e diplomatike” bënë të ditur ministrja.

Universiteti “Aleksandër Mosiu” ka një ofertë të pasur akademike, me 112 programe studimi të organizuara në 5 fakultete, nga të cilat 8 janë programe të përbashkëta me diplomë të dyfishtë, në 3 cikle studimi (gjuhën shqipe, italiane dhe angleze) dhe 7 programe në gjuhën angleze, në 2 cikle studimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.