Categories: LajmePolitikë

Rama: Do kërkojmë hyrjen në sistemin SEPA, shqiptarët do kursejnë miliona euro në vit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të prezantohet në tryezën e BE-së kërkesa që Shqipëria të hyjë në sistemin SEPA. Pak para kthimit nga Samiti rajonal që u mbajt në Kotor, Rama deklaroi për opinionin publik se përmes këtij integrimi, qytetarëve shqiptarë që jetojnë në vende të BE-së do u kursehen dhjetëra-miliona euro në vit.

Do prezantojmë ne tryezën e BE me të gjithë dokumentet e nevojshëm kërkesën që të hyjmë në të ashtuquajturën sistem SEPA . Të gjitha transfertat e parave të shqiptarëve nga BE në Shqipëri që sot janë shumë të kushtueshme do jenë si brenda BE-së. Vetëm nga ky integrim qytetarëve shqiptar që jetojnë në vendet e BE-së, kur të lëvizin paratë drejt Shqipërisë, do u kursehen dhjetëra miliona euro në vit. Para që sot i marrin bankat si ekstra komision për shkak se këto para dalin jashtë BE-së”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me mbështetjen financiare të BE ndaj rajonit, Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se këmbëngulja e tij është hapja e rrugëve të integrimit pa u arrit ende integrimi i plotë.

E para unë jam optimist nuk kam qenë kaq më parë. Por kanë ndryshuar shumë gjera në dinamikën e brendshme të BE-së dhe qasjen e BE-së që deri dje quhej zgjerimit tashmë është ribashkimi Evropës edhe pas kambanës së fortë të alarmit që ra pas agresionit rus në Ukrainë. Nga ana tjetër unë vazhdimisht kam qenë polemist edhe para se të më jepej mundësi që këtë ta bëja me BE-në dhe ne kemi qenë në themel të këtij ndryshimi se kthyem takimet me të gjitha ata që na vinin për të na vizituar në një seri ekspozimi të një studimi që bëmë mbi përfitimet reale nga qenia në BE të vendeve anëtare rrotull nesh dhe përfitimet reale të BP nga ndihma e BE. Humnera është shumë e madhe. Prandaj ideja dhe këmbëngulja ime ka qenë se ndërkohë që ne bëjmë detyrat e shtëpisë, dhe nivelin e performancës që të meritojmë anëtarësimin, duhet të shihni se duhen më shumë mbështetje. Duhen hapur rrugët e integrimit pa qenë nevoja të jemi anëtarë”, shtoi ai.

Më tej, pyetur mbi deklaratën e bërë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbi integrimin e Serbisë në BE pas një periudhë 5-6 vjeçare. Rama theksoi se Shqipëria është Evropa e Ballkanit.

Që Presidenti i Serbisë të jetë më pesimiste se ne, kjo është gjëja më normale. Ne jemi Evropa e Ballkanit, ne jemi Shqipëria dhe me të drejtën e zotit e popullit shqiptar, kërkon të ulet në tryezën e BE dhe po punojmë në mënyrë të përditshme dhe me fiksimin se Shqipëria e 2030-ës të ulet në tryezën e BE-së”, përfundoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

9 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

9 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

9 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

9 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

9 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

9 hours ago

This website uses cookies.