Rama: Do ndërtojmë 2 spitale ultra-moderne gjatë mandatit të 4

Edi Rama, në rubrikën e tij

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sym’Sy” në Facebook, teksa iu përgjigj një komentuesi për gjendjen e spitaleve në vend, premtoi ndërtimin e 2 spitaleve “ultra-moderne”, nëse PS-ja fiton një mandat të katërt në zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se këto spitale do të ndërtohen në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa struktura spitalore do të jetë sipas modelit italian.  

2 spitale ultra-moderne do të ndërtojmë gjatë mandatit të 4-tërt në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë, një nga më të mirat e botës. Dy ekselenca botërore që do të sigurojnë që të mos kemi më nevojë të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, por jo vetëm kaq. Por të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Jo më, o burra, ikim në Turqi, ikim në Greqi, ikim në Itali. Jo,. Jo! Në Shqipëri! Më e mira është e gjitha përpara, prandaj dhe qentë do të lehin shumë fort deri në 11 maj, por karvani do të shkojë aq përpara sa Shqipëria 2030 do të jetë anëtare krenare e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Për gjendjen aktuale të shëndetësisë, Rama tha se standardet janë shumë herë më të larta sesa kur ai mori pushtetin. Kryeministri numëroi ndërtimin e 53 spitaleve, 10 prej të cilëve, sipas tij, nuk ekzistonin fare. Po ashtu, Rama tha se mjekët paguhen sot 140% më shumë dhe infermierët 112% më shumë.

53 spitale të reja. 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u ribënë komplet nga e para me standarde më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet ’60-’70 dhe ishin vetëm arnuar në vitet ’90-2000, një tmerr. Sot, sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore të bëra nga e para që u shërbejnë 1.6 milion qytetarëve. Kemi një urgjencë kombëtare me 320 automjete të pajisura me aparatura jetë shpëtuese, që të gjitha. Kemi mjekë të mirë paguar. 140% më shumë sesa deri dje.

Infermierë me 112% më shumë se deri dje. Paguajmë 120 milion euro për të rimbursuar barnat. Kontrollojmë gati gjysmë milion njerëz në vit për shëndetin me analiza falas. Kryejmë 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe 164 lloj testesh laboratorike që deri dje bëheshin vetëm në privat, copë-copë, sa këtej e sa jashtë. Janë kryer 16 milion e 800 mijë ekzaminime me aparatura të fjalës së fundit dhe të gjitha janë falas. Ka plot akoma, por po ndalem këtu duke thënë se Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka nisur bashkëpunimin dhe do të njehsohet me Qendrën Spitalore SHIBA në Izrael, që u rankua e 8-ta  në botë për 2024 për nivelin e lartë të ekselencës”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.