Rama: Gjysmë milionë turistë vizituan vendin në Janar, sinjal i fortë për bumin e sezonit të ri turistik
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike shifrat e turistëve që kanë vizituar vendin tonë për përgjatë vitit 2024.
Sipas tij, gjatë muajit Janar, në vendin tonë kanë hyrë rreth gjysmë milionë turistë.
Kjo konfirmon faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar.
kjo thoshte kryeministri do të sjelli më shumë të ardhura, punësim, investime, biznes, ekonomi falë.
“Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e sezonit të ri turistik me një rritje rekord turistësh, thuajse gjysëm milionë, duke afirmuar faktin se tanimë Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar. Më shumë të ardhura, punësim, biznes, ekonomi falë turizmit. Vetëm Përpara”, shkruan Rama.