Emigracioni i paligjshëm, përfshirja e Britanisë në projektin për hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe ecuria e bashkëpunimit në rajon, ishin disa prej pikave kyçe në të cilat u ndal takimi mes Kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Kameron (Cameron).
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Lordin Kameron, Rama u shpreh se Britania synon të jetë më e pranishme në rajon, dhe në këtë kuadër kreu i qeverisë bëri me dije se Mbretëria e Bashkuar do të përfshihet në projektin strategjik të hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Po ashtu, Rama deklaroi se së shpejti hapet gara ndërkombëtare për Portin e ri tregtar të Durrësit, ndërsa shtoi se po presin përgjigjen përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të Portit të Durrësit.
“Është ditë e posaçme pasi jo vetëm kemi një mik nga një vend që është një aleat dhe partner shumë I rëndësishëm, sekretarin e shtetit për çështjet e jashtme lordin Kameron por edhe një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe Shqipërisë.
Jam i bindur që do rikthehet përsëri. Kemi diskutuar për marrëdhëniet tona dypalëshe shumë të mira dhe për thellimin e mëtejshëm të tyre, për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO, qoftë dhe në aspektin e marrëdhënieve bilaterale, në kushtet kur Britania synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë.
Dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Britanisë në një projekt strategjik me rëndësi të veçantë për Shqipëri-Kosovën e rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve, por në rajon dhe më gjerë.
Së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit. Po presim përgjigjen përfundimtare të NATO për krahun ushtarak të Portit të Durrësit dhe njëkohësisht edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë”, u shpreh Rama.
Më tej kreu i qeverisë u ndal edhe te emigracioni paligjshëm, për të cilin bëri me dije se do të intensifikohet bashkëpunimi Britani-Shqipëri për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni.
“Për të gjitha këto së bashku, ky projekt tejkalon interesin e dy vendeve dhe në të cilin Britania ka shprehur interesin të përfshihet me financim dhe ekspertizë.
Sekretari është një avokat i rëndësishëm në proceset transformuese të rajonit tonë.
Kemi folur edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura. Operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do jetë maksimale edhe në vazhdim, gjë që lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për ti shkuar në rrënjë këtij fenomeni që ka të bëjë me rrjetet e krimit të organizuar”, shtoi kreu i qeverisë.
Sakaq, normalizimi i marrëdhënieve rajonale e procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka qenë një tjetër temë diskutimi mes dyshes Rama-Kameron.
“Kemi diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit në rajon. Kameron është një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve dhe dihet që Britania ka shprehur interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe procesit të dialogut me Kosovës e Serbisë, ku ka pasur hapa pozitivë dhe ka dhe ngecie në vend apo në vijimësi ndihet dhe rreziku i kthimit mbrapa”, tha Rama.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.