Rama: Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj

Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga punimet në këtë aks.

Rama theksoi se, pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj, pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues.

Ndërkohë, shton Rama, i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash.

Ky projekt po zbatohet nga kompania ALB Star, e cila fitoi kontratën 4.7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë me 2 tetor 2025.

Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.