Lajme

Rama: Hungaria, zë i fuqishëm në hapjen e grupkapitujve. Orban: Shqipëria duhej të ishte në BE

Kryeministri hungarez Viktor Orban në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me homologun shqiptar Edi Rama, shprehu edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Orban theksoi se Shqipëria do duhej të ishte pjesë e Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, ai bëri me dije se javën e ardhshme në Luksemburg do të mbahet konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe do hapet grup-kapitulli i parë për negocoiatat.

“Kjo është mundësi e mirë për të gjithë ne që të diskutonim të ardhmen e politikave evropiane dhe situatën në Ballkan. Kemi patur biseda vërtet të thella dhe diskutime për të cilat i jam vërtetë mirënjohës.

Kemi diskutuar dhe politikën hungareze. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur për 15 vite mesatarisht për tu bërë pjesë e BE. Shqipëria ka pritur që prej 2019-ës.

Për këtë kam folur dhe kur isha në Strasburg. Kura më e mirë për këtë situatë është që BE ti mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen e vetë, sepse kështu do qarkullojë më mirë gjaku te ne. Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë bisedimeve me BE, në një proces të bazuar te merita. Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte pjesë edhe tani.

Kemi patur sukses pasi javën e ardhshme në Luksemburg do kemi konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe do hapet grup-kapitulli i parë. Krenar që ky moment vjen në këtë moment kur Hungaria ka Presidencën e Këshillit të BE”, deklaroi Orban.

Ndalur më tej te bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme, kryeministri hungarez u shpreh i hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë së Hungarisë, si dhe kjo e fundit të rrisë rolin e saj në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë.

“Kemi diskutuar dhe bashkëpunimin dy palësh. Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, Shqipëria është vend miqësor dhe i rëndësishëm sepse luan rol të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm. E shohim këtë që firmat hungareze të jenë të suksesshme në Shqipëri.

Kompanitë tona po ecin shumë mirë dhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi një projekt shumë të madh me Shqipërinë, Evropa dhe Egjipti do lidhen me anë të rrjetit të telekomunikacionit.

Kemi edhe faktin se ujësjellësi i Budapestit luan rol të mirë me homologun e vetë në Tiranë.

Jemi të hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë sonë dhe të rrisim rolin tonë në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë”, përfundoi Orban.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa theksoi se Hungaria ka qenë një zë i fuqishëm në hapjen e negociatave për grupkapitujt themelorë mes Shqipërisë dhe BE.

Gjatë vizitës zyrtare, Rama tha se mes Shqipërisë dhe Hungarisë u firmosën dy marrëveshje mirëkuptimit që lidhet me bujqësinë dhe administratën publike.

“Të gjithë e dimë që Orban është më i lehti për ti hedhur fajin për gjithçka që ndodh në botë, por për mua është personi më i këndshëm që mund të flasësh për gjërat që ndodhin në botë dhe për historinë nga e cila duhet të mësojmë për të gjykuar të tashmen dhe të përgatitemi për të ardhmen. Kam kënaqësi që të shpreh mirënjohje për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë në BE për ne duke nxitur dhe bashkërenduar duke bërë të mundur që pas disa ditësh ne do të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatave me BE, një grup të tërë kapitujsh dhe në këtë mënyrë ne do të hyjnë në një fazë integrimi të avancuar. Për në është kënaqësi të vijmë në Budapest pasi ne kemi parë Hungarinë si model sa i përket reformave të brendshme në administratë, qeveri dhe reforma për mënyrë krijuara për ministritë që të jenë sa më efikase. Ne kërkojmë që të mësojmë gjithnjë e më shumë nga Hungari dhe nga të gjithë ata që menaxhojnë sektorë të ndryshëm. Nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në fushën e bujqësisë dhe në atë të administratës publike, e cila është shumë e rëndësishme për ato vende që janë në proces integrimi”, tha Rama.

Kryeministri Rama foli edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ku tha se investimet  e kompanive hungareze në vendin tonë arrijnë shifrën e 350 milionë eurove.

“Folëm edhe për investimet dhe ne jemi të inkurajuar që kompanitë hungareze po investojnë pore dhe numri i investimeve të huaja në shifra në euro është i pazakontë, 350 milionë euro. Diskutuam se si mund të arrijmë edhe më shumë në këtë fushë, dhe turizmi është një tjetër objektivë. Ne duam ta shohim flamurin hungarez në turizëm dhe ne e duam këtë nuk e shohim si kërcënim. I shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e tij për palëkundur për Ballkanin Perëndimor, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Ai gjithmonë ka thënë se Ballkani është po aq i rëndësishëm për BE sa BE për Ballkanin”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

14 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

14 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

15 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

15 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

15 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

15 hours ago

This website uses cookies.