Emigrantët shqiptarë, për herë të parë, do të kenë të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm. Nga Selaniku, kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e tyre, teksa premtoi anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
“ Ju jeni votues që për herë të parë do të votoni duke shfrytëzuar të drejtën tuaj këtu ku jeni, në shtëpinë tuaj. Më është dashur të dashurem gjatë për të bërë realitet edhe kjo është premtimi që ka dhënë kohë më parë që nuk e mbajmë dot për një kohë të shkurtër sepse pa marrë edhe votat e qëndrimit të palëve të tjera për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur. Por unë ju them me plot gojën se pranverën e keni kërkuar votën tuaj nga Greqia, për të bërë Shqipërinë e 2030 anëtarëve me të drejta të plota të BE. Për t’i dhënë Shqipërisë të gjitha mundësitë që ju shqiptarët e Evropës i keni dhënë familjeve tuaja, që janë të mira nga të gjitha të mirat që jetojnë brenda familjes së përbashkët evropiane. Për të bërë të mundur që ne ta ngremë flamurin e Skënderbeut e Ismail Qemalit në oborrin e BE në Bruksel këtë dekade ”, tha Rama.
Po ashtu, shqiptarëve që punojnë në sektorin e turizmit, Rama i ftoi të kthehen në Shqipëri, teksa tha se jo vetëm do të paguhen njësoj, por do të kenë edhe avantazhin e taksave më të ulëta.
“Pagat reale në sektoprin privat në Shqipëri janë plotësisiht konkurruese me vendet e rajonit dhe në sektorin e turizmit janë të barabarta me Greiqnë. Dhe ndaj të gjithë shqiptarëve që punojnë në këtë sektor në Greqi, ju them ejani në Shqipëri, ku merrni të njëjtën pagë, paguani më pak taksa dhe jeni pranë njerëzve tuaj e në tokën tuaj. Çdo shqiptari të Greqisë dhe Europës që ka një shtëpi të vjetër apo truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën këtu”, tha ai.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.