Rama: Informalitetit i pagave, armik i pensioneve dhe pensionistëve

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj po mbajnë një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje me herët sipërmarrjeve në vend që të deklarojnë pagat reale, duke paralajmëruar deri në ndjekje penale. Rama e konsideroi gjithashtu si “grabitje” ndaj pensionistëve nëndeklarimin e pagave.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë dhe ai detyrim sapo shlyhet shkon tek dikush që merr një pension.

“Diskutime të cilat synojnë një informim të hapur, të plotë dhe të detajuar mbi pasqyrën e pensioneve për pensionistët në radhë të parë por edhe për të gjithë shoqërinë, për të kuptuar se cila është përmbajtja komplekse e kësaj pjese e administrimit e të ardhurave që ne krijojmë dhe cila është vështirësia për të adresuar siç dëshirojmë të gjithë për nevojën, për rritjen e pensioneve dhe nga ana për të theksuar se një proces si ky është i nevojshëm një front i madh i përbashkët shoqëror. Mes qeverise, kompanive dhe individëve sepse siguria shoqërore me të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor por edhe moral për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë. Sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë dhe ai detyrim sapo shlyhet shkon tek dikush që merr një pension. Institutit i sigurimeve shoqërore nuk është një shoqatë fitim prerëse, buxhetore si të tjerët, është një institucion që garanton transferimin e fondeve nga përfituesit e të ardhurave nga puna në sektorin publik ose privat që kanë detyrim të paguajnë sigurimet shoqërore tek përfituesit e pensioneve. Sot do të fokusohemi tek informalitetit i pagave si një armik i pensioneve dhe pensionistëve”, u shpreh Edi Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.