Rama inspekton godinën e re të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut: Ka ndikuar në rritjen e numrit të dhurueve

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, Albana Koçiu inspektuan këtë të premte (2 shkurt) godinën e rindërtuar të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë, e cila është transformuar me pajisje të teknologjisë së lartë.

Rama vlerëson se qendra e re e çertifikuar nga Bashkimi Europian është kthyer në një operator ekselence të shërbimit publik dhe se ka ndikuar në rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut.

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut e transformuar me pajisje të teknologjisë së lartë dhe digjitalizim i plotë i zinxhirit dhurues&pacient, si edhe e çertifikuar nga Bashkimi Europian, kjo qendër është kthyer në një operator ekselence i Shërbimit Publik Shëndetësor

Rindërtimi i plotë i godinës, standardet europiane në dhurim, testim, përpunim, ruajtje dhe shpërndarje të gjakut, bashkëpunimi teknik me qendrën homologe franceze si edhe stafi i kualifikuar dhe i mirëpaguar, kanë ndikuar fuqishëm në rritjen me 50% të numrit të dhuruesve vullnetarë të gjakut, e në përgjigjen e duhur të të gjitha nevojave  për këtë material të çmuar jetësor“, shprehet Rama.

Nga ana e saj, Ministrja Koçiu u shpreh se në këtë qendër është bërë një investim jo vetëm në infrastrukturë por edhe në pajisje ndërsa theksoi se po punohet për të krijuar kartën e dhuruesit të gjakut, e cila do të ofrojë lehtësime në shërbime të tjera.

Jemi duke punuar edhe për kartën e dhuruesit vullnetar. Duam që krahas investimit të bërë deri tani, t’i pajisim të gjithë dhuruesit vullnetar që vijnë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut  edhe me një kartë, me një status të veçantë i cili sa herë kryhen procesin e dhurimit merr pikë dhe ato pikë do të krijojnë lehtësira në procese apo shërbime të tjera”, tha ministrja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.