Rama inspekton punimet në hyrjen e Shkodrës / Kryeministri shoqërohej nga kryebashkiaku Beci dhe deputetë të PS- së

Rama ne kantierin e ballines ujore
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një tur takimesh në Shkodër ku fillimisht është ndalur në hyrje të qytetit ku inspektoi punimet që po realizohen.
Projekti për hyrjen e Shkodrës është parashikuar me një park prej 17 ha, që do të ketë mjedise sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, koncerte e panaire, si dhe një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokës e Zogajt, si dhe një muze të bukur për historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna njofton kryeministri Edi Rama.