Rama inspekton punimet në rrugën e Dukagjinit: Modernizmi i infrastrukturës, në funksion të zhvillimit të turizmit malor

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e rrugës së Dukagjinit, një aks shumë i rëndësishëm që modernizon infrastrukturën rrugore të Alpeve.

I shoqëruar nga Kreu i Bashkisë së Shkodrës dhe ministrja  e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kreu i Qeverisë u shpreh se, “Rruga e Dukagjinit është një ndër akset më të shumëpritur dhe të shumëpremtuar nga të gjithë sundimtarët e vjetër të Shkodrës, i cili falë kryebashkiakut të ndryshimit dhe mbështetjes pa kushte të qeverisë për Shkodrën e marrë peng 33 vjet me radhë, po merr formë për të lidhur krejt zonën e magjishme të Dukagjinit me Shkodrën”.

Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani, teksa diskutoi me ekspertët mbi detaje të projektit “Rrugët e bardha janë rrugë turistike në të gjithë botën, nuk është domosdoshmëri t’i hedhësh asfalt patjetër, por në proces patjetër që duhet të mirëmbahen dhe pastaj patjetër që edhe asfaltin do t’ia hedhim nuk diskutohet. Austria, Zvicra, Spanja, mos të shkojmë më lart këto që përmenda janë edhe me borë  dhe ngrica kanë zona që i mbajnë vetë kështu, po kuptohet do atë mirëmbajtjen që të jetë gjithmonë në rregull. Megjithatë ne si fillim do ta bëjmë rrugë të bardhë, se nuk na le Beneti pa e bërë, pastaj do kalojmë edhe me asfalt kuptohet.” – u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.