Rama: Internet falas në atraksionet turistike dhe pedonalen e Shkodrës
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në zonat që janë atraksione turistike në Shkodër do të ketë internet falas.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se interneti falas do të jetë në dispozicion edhe në pedonalet e qytetit.
Kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka bërë të ditur se IBC TELECOM me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, ka mundësuar instalimin e shërbimit WIFI falas dhe pa limit përgjatë pedonaleve “13 Dhjetori”, “28 Nëntori”, “Kol Idromeno” dhe “Gjuhadol”, si dhe në pikën turistike të Thethit, tek Ujëvara, në Kalanë Rozafa, në plazhin e Velipojës dhe pikën turistike të Shirokës.
Menjëherë pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, Beci ka nisur një sërë investimesh infrastrukturore në qytetin verior të vendit.
Paralelisht me investimet, në çdo zonë të Shkodrës Policia Bashkiake së bashku me punonjës të bashkisë kanë vijuar punën për lirimin e hapësirave të zëna nga kundravajtësit ligjorë.