Rama intervistë për “La Repubblica”, asnjë interes nga marrëveshja

533b67d50d21466da30dd36a84edfe50

533b67d50d21466da30dd36a84edfe50

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, për të dhënë detaje për marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.

I pyetur se cili është interesi i Shqipërisë në këtë pakt, z. Rama u përgjigj me një pyetje retorike.

Kush ishte interesi i Italisë që të na pranonte ne në momentin kur ne ia mbathnim nga ferri kur ra regjimi komunist. Ku ishte interesi i Italisë që ka qenë një ndihmë e madhe këtu në Shqipëri.Ose kur çoi skuadrën e saj për të shpëtuar jetë kur ndodhi tërmeti i para disa viteve këtu. Për ne, Italia është speciale, nuk ka një interes direkt, nga pikëpamja materiale, nuk përfitojmë asgjë, ne i japim disponibilitetin territorial dhe Italia merret me gjithë procedurat operacionale,” u shpreh kryeministri.

Z. Rama theksoi se kërkesa për të pritur emigrantët i është bërë edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, por Shqipëria i ka refuzuar ato gjithnjë.

Gjatë këtyre viteve kemi pasur kërkesa të tilla edhe nga vende të tjera evropiane, por kemi thënë gjithmonë jo,” tha z. Rama.

I pyetur se cilat janë këto shtete, kryeministri kërkoi të mos i identifikonte, pasi nuk do të ishte e drejtë për to.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.