533b67d50d21466da30dd36a84edfe50
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, për të dhënë detaje për marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.
I pyetur se cili është interesi i Shqipërisë në këtë pakt, z. Rama u përgjigj me një pyetje retorike.
“Kush ishte interesi i Italisë që të na pranonte ne në momentin kur ne ia mbathnim nga ferri kur ra regjimi komunist. Ku ishte interesi i Italisë që ka qenë një ndihmë e madhe këtu në Shqipëri.Ose kur çoi skuadrën e saj për të shpëtuar jetë kur ndodhi tërmeti i para disa viteve këtu. Për ne, Italia është speciale, nuk ka një interes direkt, nga pikëpamja materiale, nuk përfitojmë asgjë, ne i japim disponibilitetin territorial dhe Italia merret me gjithë procedurat operacionale,” u shpreh kryeministri.
Z. Rama theksoi se kërkesa për të pritur emigrantët i është bërë edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, por Shqipëria i ka refuzuar ato gjithnjë.
“Gjatë këtyre viteve kemi pasur kërkesa të tilla edhe nga vende të tjera evropiane, por kemi thënë gjithmonë jo,” tha z. Rama.
I pyetur se cilat janë këto shtete, kryeministri kërkoi të mos i identifikonte, pasi nuk do të ishte e drejtë për to.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.