Rama ironizon premtimet e Berishës për çmimin e energjisë: Rrëshqitja vazhdon

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës në takimet elektorale ku premton se çmimi i energjisë elektrike për bizneset do të jetë 6 lekë për kilovat, ndërsa për familjarët 7 lekë për kilovat.
“Domethënë biznesi do paguajë më pak se familjari apo thjesht rrëshqitja vazhdon… Allah Allah, s’thotë kot populli t’rujt Zoti ment…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi videon me deklaratat e Berishës.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.