Rama: Kalaja e Rozafës, mirëseardhja e parë drejt mikpritjes shkodrane
Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga kalaja e Rozafës të cilën e cilësoi si “mirëseardhje e parë drejt mikpritjes shkodrane”.
Tashmë e ndriçuar edhe gjatë mbrëmjes dhe e mirëmbajtur, kalaja tërheq vizitorë në çdo stinë.
Vitin e kaluar, Rozafati u vizitua nga 125737 turistë vendas e të huaj nga 94260 vizitorë në vitin 2022.
Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).
E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.