Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e sotme për shtyp ka bërë me dije se situata mes Kosovës e Serbisë ka qenë një temë kyçe në samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Rama u shpreh se është koha që Serbia të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët te e ardhmja evropiane e rajonit e t’i përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“Kam prekur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe aty kam theksuar dhe në prani të përfaqësueses së shtetit të Republikës ë Serbisë me të njëjtën qartësi dhe me të njëjtën gjuhë të troçtë që unë në të njëjtin vend apo në të tjera rrethana dhe takime, kam shprehur bindjen se Serbia nuk duhej sanksionuar, për mos linjëzimin me BE-në në sanksionet ndaj Rusisë se Serbia nuk ka asnjë të ardhme tjetër veçse nën çatinë e Evropës së bashkuar. Se çfarë ndodhi në Banjskë dhe shpallja e zisë kombëtare që pasoi për vrasësit e efektivit të policisë së Kosovës, jo vetëm që ishte një ngjarje pa asnjë lidhje me vlerat europiane, por ka lëkundur besimin dhe ka vënë në pikëpyetje linjën e gjatë të kredisë në kuptimin politik, që unioni së bashku me vendet e tjera të rajonit përjashtuar Kosovën, i kanë dhënë Serbisë për ta nxitur të përfshihet përfundimisht në anën e duhur të historisë së këtij rajoni dhe për të mbajtur larg zjarrin e përhapjes së konfliktit që ka shpërthyer në Ukrainë.
Është koha për Serbinë të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët te e ardhmja evropiane e rajonit e ti përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Rama teksa shtoi më tej se Kosova ka vetëm humbje nëse humbet interesin e miqve dhe aleatëve të saj të mëdhenj.
Sipas Ramës, Kosova duhet të ndërtojë qasje mbi themelin e ri që hodhi duke pranuar krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Po ashtu, jam drejtuar dhe përfaqësueses së lartë të republikës së Kosovës në tryezë dhe kryeministrit në mungesë, që Kosova nuk ka asnjë arsye, ka vetëm humbje nëse humbet interesin e miqve dhe aleatëve të saj të mëdhenj në atë tryezë dukje u sjellë si një kohë e caktuar më parë, që është nj humbje për Kosovën e rajonin që e ka të nevojshme që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme dhe degraduese e historisë dhe kam theksuar se është koha që Kosova të vazhdojë më tutje dhe të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë, me hapin pozitiv që hodhi, duke e pranuar krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe duke bërë kështu që t’i hapë rrugë restaurimit të besimit shumë të dëmtuar të miqve dhe aleatëve”, u shpreh kryeministri.
Ky i fundit bëri me dije se i ka kërkuar Komisionit Evropian që të heqë menjëherë sanksionet që iu imponuan Kosovës dhe t’i japë kësaj të fundit një inkurajim pozitiv për ndryshim kursi në qasjen ndaj dialogut të jetësuar nga BE.
“KE të heqë menjëherë sanksionet që iu imponuan Kosovës për arsye të njohur dhe të kuptueshme në atë kohë dhe duke bërë këtë, t’i japë Kosovës një inkurajim pozitiv për ndryshimin pozitiv të kursit të Kosovës në qasjen ndaj dialogut të jetësuar nga BE”, theksoi Rama.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.