Rama: Koha të ketë më shumë shtysë drejt arsimit profesional, baza e suksesit të Gjermanisë e Zvicrës

Arsimi profesional duket se është kthyer në një prioritet për qeverinë, teksa kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim” e konsideroi si “arsimi i së ardhmes”. Sipas kreut të qeverisë, arsimi profesional garanton punësim.

Arsimi profesional është sot baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, apo Austrisë, dhe ndërkohë, është ende zonë jo shumë e kërkuar dhe ende e paragjykuar nga shumë prindër, të cilët mendojnë se në arsimin profesional ndodh një lloj kategorizimi më i ulët në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsim të përgjithshëm. Është koha edhe për shkak të përmirësimeve që janë bërë, masave të marra, apo edhe për shkak të faktit se sidoqoftë sot ka më shumë informacion se sa kishte deri dje, dhe për të vërtetën se nxënësit e arsimit profesional, punësohen më lehtë dhe kanë një punë më të garantuar, është keqardhje të mos ketë më shumë shtysë drejt këtij arsimi”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se po ashtu do të përmirësohet edhe strehimi për nxënësit që vijnë nga rrethet.

Sepse është thelbësore që për ata nxënës që vijnë nga zonat rurale të mos u ofrohen më konvikte që nuk janë me kushte dinjitoze për fëmijët që duke ardhur në zona rurale vijnë nga familje me të ardhura më të ulëta dhe nuk mund ti lëmë të ndjehen si fëmijë të kategorisë së dytë“, u shpreh kryeministri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.