Arsimi profesional duket se është kthyer në një prioritet për qeverinë, teksa kryeministri Edi Rama, në podkastin “Flasim” e konsideroi si “arsimi i së ardhmes”. Sipas kreut të qeverisë, arsimi profesional garanton punësim.
“Arsimi profesional është sot baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, apo Austrisë, dhe ndërkohë, është ende zonë jo shumë e kërkuar dhe ende e paragjykuar nga shumë prindër, të cilët mendojnë se në arsimin profesional ndodh një lloj kategorizimi më i ulët në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsim të përgjithshëm. Është koha edhe për shkak të përmirësimeve që janë bërë, masave të marra, apo edhe për shkak të faktit se sidoqoftë sot ka më shumë informacion se sa kishte deri dje, dhe për të vërtetën se nxënësit e arsimit profesional, punësohen më lehtë dhe kanë një punë më të garantuar, është keqardhje të mos ketë më shumë shtysë drejt këtij arsimi”, u shpreh kryeministri.
Rama theksoi se po ashtu do të përmirësohet edhe strehimi për nxënësit që vijnë nga rrethet.
“Sepse është thelbësore që për ata nxënës që vijnë nga zonat rurale të mos u ofrohen më konvikte që nuk janë me kushte dinjitoze për fëmijët që duke ardhur në zona rurale vijnë nga familje me të ardhura më të ulëta dhe nuk mund ti lëmë të ndjehen si fëmijë të kategorisë së dytë“, u shpreh kryeministri.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.