Rama: Korridori Blu, një energji tjetër e shtuar që do të vijë drejt nesh

korridori adriatiko jonina 696x304 1

korridori adriatiko jonina 696x304 1

Kryeministri Edi Rama deklaroi se puna për korridorin më të rëndësishëm turistik, që është Korridori Blu Adriatiko – Jonian, ka nisur me segmentin Thumanë – Kashar, dhe se janë drejt përfundimit marrëveshjet edhe për segmentet e tjera.

“Puna për korridorin më të rëndësishëm turistik që është Korridori Blu Adriatiko- Jonian ka nisur me segmentin e Thumanë – Kasharit, janë drejt përfundimit marrëveshjet edhe për segmentet e tjera, pra praktikisht vitin e ardhshëm ne do të jemi në kantier për këtë korridor më në fund dhe kështu nga Mali i Zi dhe deri në Vlorë ne do të kemi, flas për bregdetit, një korridor të standardeve europiane dhe natyrisht do durojmë dhe pak, ose do durojnë dhe pak ata që përdorin vazhdimisht dhe sidomos gjatë sezonit të verës që kanë të gjithë të drejtat e botës që të ndjehen të persekutuar, korridorin lart nga Shkodra deri në Fushë-Krujë, por rëndësi ka që kjo është në rruge do të jetë një vlerë e jashtëzakonshme e shtuar. Kroacia fillon investimin nga ana e vet. Duhet me shpresë që edhe Mali i Zi të bëjnë lidhjen dhe pastaj do të jetë komplet një energji tjetër e shtuar që do të vijë drejt nesh, por ne po flasim këtu për vitin e ardhshëm, kështu që ky është thjesht për të dhënë një informacion që ne as nuk po rrimë, as nuk ndihemi mirë ku shohim ngarkesën në aksin Shkodër – Fushë-Krujë, por po punojmë dhe jemi në një fazë shumë të avancuar qoftë në atë anë, qoftë në anën e lidhjes së Kasharit me Rrogozhinën deri poshtë në Fier, ku praktikisht do të kemi një infrastrukturë tërësisht të transformuar për të kapur Vlorën”, u shpreh kryeministri Rama në takimin për bilancin e turizmit, mbajtur sot në Tiranë.

Rama bëri të ditur se tuneli i Llogorasë është në një fazë shumë të avancuar.

“Shpresojmë se me tunelet e kam mësuar në rrugën e të papriturave, që them gjithmonë “shpresojmë”, se asnjëherë nuk i dihet gjeologjisë etj., etj., megjithëse aty nuk duket se ka probleme, që vera e ardhshme të jetë vera e parë me një tunel dhe funksional, plus keni parë që vazhdojmë dhe segmentin më poshtë për të shtruar dhe një rrugë turistike, jo më autostradë, se këtu është interesante, të kërkojnë autostrada dhe kur shkon për në Lurë, por nuk bëhen autostrada në zona që kanë një tjetër përmbajtje dhe ku shkohet për turizëm, nuk shkohet për të kaluar me shpejtësi si në autostradë”, tha ai.

Kryeministri vuri në dukje se edhe eksesi në porte dhe aeroporte është përmirësuar.

“Është një arsye shumë e madhe për t’u shqetësuar përballë sfidave që duhen fituar me shpejtësi dhe kemi të gjitha arsyet të besojmë që mund t’i fitojmë me shpejtësi, sepse e para, aksesi në aeroport është zgjeruar dhe do të shumëfishohet me aeroportin e Vlorës. E dyta, aksesi portual është përmirësuar dhe do të zgjerohet me portet turistike”, theksoi ai

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.