Categories: LajmePolitikë

Rama: Korridori Jugor i Gazit e ka bërë Europën më të sigurt. Alijev: Thellojmë bashkëpunimin në fushën e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Korridori Jugor i Gazit e ka bërë Europën më të sigurt. Në fjalën e tij në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, kreu i qeverisë u shpreh se së shpejti furnizimi i BE-së nga gazi rus do të shkojë në 0%.

E vërtetë, kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë e korridori jugor, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, duke sjellë më pranë vendet, kompanitë në një format që vetëm sa shton dëshirën e mundësitë që ofron.

Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Pra sot jemi dëshmitarë se Korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Evropën më të sigurt. Korridori jugor i gazit do mbetet një prej burimeve të pakta të qëndrueshme konkurruese të transportimit të gazit që vjen për në BE.

Me % e gazit rus në BE që po bie nga 40% në aktualisht në 8 % dhe së shpejti në 0% dhe në agjendën e gjelbër dhe përpjekjet për shkarbonizim në pikën më të lartë, gazi i Azerbajxhanit dhe rajoni kaspik janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët”, u shpreh kryeministri.

Ky i fundit theksoi se Shqipëria është e pozicionuar strategjikisht në rrugën e gazsjellësit TransAdriatik që është një lidhje jetike në Korridorin Jugor të gazit.

Ne synojmë të kapitalizojmë mbi këtë korridor transformues duke orientuar investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëristhshme dhe zhvillimit të infrastrukturës së qëndrueshme.

Shqipëria është e mbështetur 100% në energjinë e ripërtërishtme. Duam të diversifikojmë burimet tona të energjisë që mbështetet kryesisht në burimet hidrike”, tha Rama.

Ndërsa presidenti Ilham Alijev u shpreh se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë bashkëpunime në fusha të ndryshme. Ai u shpreh se Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit të korridorit jugor të gazit dhe vazhdojnë të luajë rol të rëndësishëm ai anëtar i ekipit të TAP.

Ne bashkëpunojmë në fusha të ndryshme. Kemi një dialog aktiv politik dhe takimet e mia me kryeministrin kanë një agjendë të rregullt në të dyja vendet. Mbështesim njëri-tjetrin në institucionet ndërkombëtare dhe punojmë për çështjet e sigurisë energjetike.

Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e projektit të korridorit jugor të gazit dhe vazhdojnë të luajë rol të rëndësishëm ai anëtar i ekipit të TAP. Po diskutojmë aspekte të ndryshme të bashkëpunimit tonë energjetik dhe jam i sigurt se gjatë diskutimeve të sotme do trajtojmë të gjitha çështjet që ekzistojnë”, tha Alijev.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kampionati Kombëtar i boksit – Vllaznia me 8 finalistë, ndaj 5 të Tiranës, më pranë titullit kampion

Ndryshe nga dita e parë, e cila kishte në konkurim 12 ndeshje, dita e dytë…

8 mins ago

E diela në Shirokë – Moti me diell ka bërë që qytetarë të shumtë të frekuentojnë këtë zonë

Shiroka mbetet një ndër destinacionet e preferuara nga qytetarët shkodran dhe jo vetëm. Të shumtë…

11 mins ago

Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis  – Vihet në pranga 46-vjeçari, i sekuestrohet edhe municion luftarak

Policia e Shkodrës ka asgjësuar këtë të dielë ne fshatin Xhan njësia administrative Pult, në Shkodër, rreth 390…

24 mins ago

Hasani në OKB, pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për…

34 mins ago

Asambleja e OKB-së mbledh liderët botërorë në Nju Jork, i pranishëm edhe Rama

Kryeministri, Edi Rama merr pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve…

36 mins ago

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

24 hours ago

This website uses cookies.