Lajme

Rama: Kosova të këpusë kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe ta lidhë me BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancën e parë të  përbashkët që po zhvillohet në Prishtinë, u fokusua kryesisht në rrugën që ka bërë vendi ynë drejtë Integrimit Europiane.

Rama shpalosi objektivin e qeverisë së tij, duke thekuar se viti 2027 është viti  me rendësi historike, i përcaktuar në planin tonë të përbashkët strategjikë me KE-në, për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe brenda dy vite të bëhet ratifikimi nga vendet anëtare që Shqipëria të jetë me drejta të plota në BE brenda 2030.

“ I nderuar  Kuvend i bashkuar i Shqipërisë dhe Kosovës. Teksa po ikën një vit dhe një tjetër vit i ri po vjen kanë kaluar park më shumë se sa 10 vjet , që kur pata nderin e madh ti adresohem kësaj salle, nga kjo foltore si kryeministër i sapo zgjedhur i Shqipërisë. 10vite janë shumë pak në jetën e një kombi por janë shumë në jetën e një individi , e gjithsesi kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne.

Në anë tjetër të Bjeshkëve në Shqipëri , 10 vite të një kthese të madhe , me sakrifica dhe mundime të mëdha, ku nuk kanë munguar as  dhimbjet e fatkeqësive natyrore që nga përmbytjet dhe termet shkatërrimtar dhe një pandemi globale.

Kur përjetoj sot albinë e miqve dhe vizitorëve gjithnjë dhe më shumë të mrekulluar nga transformimi i Shqipërisë në këto vite, hem se ja ka vlejtur pa asnjë dyshim, të gjithë sakrificat, mundimet dhe gurët dhe balta në të përpjetën e reformave, punëve, ndryshimeve , të gjithanshme që po e bëjnë Shqipërinë më në fund vendin europiane që si bë dot për aq shumë e shumë vite. kur me mendon se çfarë malesh, me kohën janë tretur në mjegullën e historisë sonë. Nuk mund të mos rizgjohesh errët çdo mëngjes për tu përpjekur të shtosh ende më shumë ritmin dhe shpejtësinë e ngjitjes drejt majës së lartë, aty ku gjendet shtëpia e Evropës së bashkuar, aty ku fëmijët e Shqipërisë, dhe më pas të Kosovës, nuk do të merret më dot kurrë peng nga e kaluara jonë e përbashkët tragjike.

Para pak kohësh erdhi në Tiranë misioni i hulumtimit të NATO-s , për të parë nëse kandidatura e Shqipërisë për të organizmin  e Samitit 2027 a i plotëson kushtet më infrastrukturë dhe logjistikë. Një eveniment botërore që mbledh në një vend me mijëra njerëz kur vetëm për presidentin e SHBA-së, mbërrijnë rreth një mijë vetë. Përshtypjet e misionit ishin të jashtëzakonshme , thjesht të paimagjinueshme deri pa u nderuar, gjithash është ndërtuar këto 10 vite. Sot e presim me besim që në samitin e Hagës , vitin e ardhshëm Shqipëria të shpallet zyrtaerisht vendi mikpritësi i NATO-s në 2027. Ky vit është dhe viti i objektivit historik të përcaktuar në planin tonë të përbashkët strategjikë me KE për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE dhe për ti hapur rrugë pastaj procesit dy vjeçar të ratifikimeve në parlament e vendeve anëtare të cilat do të votojnë hyrjen e Shqipërisë në BE si anëtare me të drejta të plota në 2030.

Më lejoni të ndaj këtu sot opinion tim, të konsoliduar në këtë rrugëtim ku çfarë nuk kam parë bë marrëdhëniet me miqtë, aleatët dhe jo dashamirësit tanë. Në këtë fazë vendimtare në rrugën e saj të integrimit europian dhe euroatalntik, Kosova duhet ta ngrijë ta ftohtë, siç thoni ju dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënies me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke e lidhur kërthizën e reciprocitetit me BE.

Kosova mund t’ia japë familjes europaine dhe NATO në në një kohë shumë të shkurtër provën e vullnetit dhe të përkatësisë së vet duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve, jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet. Për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me komitet të përbashkët Brukselin.

 Duam ta ndihmojmë me sa kem në dorë Kosovën por mundësitë tona, mos harroni as që krahasohen me mundësitë e miqve.

Nuk ka asnjë arsyer që Kosova të presë ca do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE dhe NATO-së. Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lërë në bisht Serbinë. E them këtë jo pë

r ti dhënë Kosovës në asnjë mënyrë një leksion, por një opinion vëllazëror dhe konstruktiv për mënyrën sesi mësimet e integrimit në njërin vend mund ti vlejnë edhe vendit tjetër. Fatin tonë të përbashkët kombëtar e kemi të gjithin në duart tona dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Do udhëtojmë të gjithë bashkë, ose nuk udhëtojmë.

Pezmatimi i tyre me Kosovën nga pengon të bëjmë sa do donim në një kohë kur të gjitha yjet e europes janë rreshtuar krah shqiptarëve.” tha Rama ndërsa citoi edhe nje herë porosinë e ish Presidenti Clinton.

“Më ndjeni ta përsëris porosinë e mikut më të madh të Kosovës, Bill Clinton që më kërkoi t’ju them miqve në kosovë se koha nuk e sjell shancin për gjithmonë por e sjell që të mos e humasin dhe ta kthejmë në arritje historike. Nuk kam dyshim se forca e këtij shteti të rim und ta shndërrojnë hartën e verdhë në yll të ri në BE, me të njëjtën gjë që ne po bëjmë me Shqipërinë.” theksoi kryeministri Rama.

Ndërsa ndau opinionin e tij për situatën Rama ndau një këshillë për Kosovën në raport me dialogun me Serbinë.

“Lejomëni të ndaj këtu sot opinionin tim, tanimë të konsoliduar ku c nuk kam parë dhe shumë kam mësuar nga marrëdhëniet me miqtë dhe aletatët e me jo dashamirësit tanë, se në këtë faze kaq vendimtare për të Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit  europianist me BE.

Thënë ndryshe Kosova mund ti japë familjes europiane në një kohë të shkurtër provën e vullnetit dhe të përkatësisë së  vet duke përmbushet kushtet e normalizimit me Serbinë jo për hir Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet, dhe për hir të të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve me kryeqytet Bruksel.

Kurti: Bashkëpunim ynë forcon identitetin shqiptar, sulmet e Serbisë tregojnë dobësinë e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu se kjo mbledhje është shprehje e aspiratës për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe janë të motivuara nga vetëdija historike dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve.

Kurti theksoi se rajoni dhe Europa kanë nevojë për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, duke përmendur se Kosova po avancon për sa i përket integrimit, pavarësisht situatës që përballon për shkak të sulmeve agresive të Serbisë që synojnë destabilitetin e vendit. Kryeministri nënvizoi se “terrorizmi i financuar nga Serbia janë akte të dobësisë së tyre”.

Ai gjithashtu shtoi se Shqipëria është një aleat i fuqishëm i Kosovës dhe se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për të tejkaluar pengesat politike dhe për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Dy shtetet tona janë shprehje historike e aspiratës për ruajtjen e identitetit kombëtar. Vetëdija historike dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve motivojnë mbledhje si këto. Sot kuvendet tona bëjnë bilancin e marrëveshjeve dhe mbulojnë të gjitha fushat e veprimit shtetërore.  Kemi punë përpara jo vetëm ndaj qytetarëve por dhe për të ndihmuar sigurinë dhe jetesën e dinjitejshme të shqiptarëve ne vendet fqinje, në Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi. Shqiptarët në Serbi janë ndër më të diskriminuarit në Europës dhe meritojnë mbështetjen tonë, Shqiptarët nuk janë fajtor që janë autoktonë. Kosova dhe Shqipëria janë mbështetës të fuqishëm të proceseve integruese euroatlantike. Sot rajoni e Europa ka nevojë për BE dhe NAto-n, ne gëzohemi për arritje e Shqipërisë. Kosova po avancon në këtë drejtim për aq sa lejon situata ku ajo ndodhet për shkak të fushatës agresive të Serbisë për të na njohur si shtete pore dhe për faktin se 5 shtete të BE që nuk e njohin Kosovën. NATO është në Kosovë, por Kosova ende jo në NATO. Sulmet terroristë ndaj Kosovës që vijnë nga e njëjta adresë, Serbia, e kanë bërë çështje urgjente anëtarësimin e Kosovës në NATO. Forcat e sigurisë së Kosovës janë në lartësinë e detyrës dhe besojmë se Shqipërinë e kemi në krah për të tejkaluar pengesat politike për pengimin e Kosovës në anësimin në këtë organizatë. Terrorizmi i financuar nga Serbia janë akte të dobësisë së tyre dhe ky është fundi i tyre, janë dëshpërimi i tyre , fundi i sundimit të tyre. Këto mbledhje do të vijojnë me të njëjtën frymë dhe dobi përtej se kush do të përfaqësojë qytetarët e dy vendeve”, tha Kurti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Udhëheqësit botërorë urojnë Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë

Udhëheqës nga e gjithë bota kanë uruar Donald Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë…

4 hours ago

Begaj uron Trump: SHBA, dëshmi e vlerave të demokracisë

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20…

4 hours ago

Moti për ditën e sotme- Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat mbeten të ulëta

Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me…

4 hours ago

Trump nënshkruan urdhrat e parë presidencialë, fal rreth 1600 të pandehur për revoltën në Kapitol

Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…

4 hours ago

Trump mban fjalimin si Presidenti i 47-të i SHBA: Epoka e artë e Amerikës fillon tani!

"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij…

5 hours ago

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

20 hours ago

This website uses cookies.