Aktualitet

Rama kritika kryebashkiakëve: Pse i neglizhoni legalizimet dhe nuk ndërveproni me qytetarët?

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakët për ndërveprimin e dobët lidhur me disa nga çështjet jetike për qytetarët që nga shërbimet sociale, legalizimet, por edhe marrëdhënien me ta për të zgjidhur problematikat e ndryshme.

Gjatë tryezës së dialogut, Rama u shpreh se bashkitë në vend neglizhojnë dhe nuk reagojnë në nivelin e duhur kur i kanë të gjitha fondet dhe infrastrukturën në dispozicion për të pasur një komunikim dhe qasje më të mirë me qytetarët.

Duke u ndalur te legalizimet, Rama tha se e vetmja bashki shembull që ka ecur para me këtë proces është ajo e Shijakut.

“Kemi bërë gjithë ato shkëmbime dhe ju dhamë akses te legalizimet dhe tani kem i shtruar të gjithë rrugën për të pasur këtë askes në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah dhe procesi të bëhet shumë më i lehtë dhe më pak i penguar nga ngarkesa e madhe e kadastrës. Çfarë presim ne që ta përshpejtojmë këtë proces? Nuk dua të përmend emra se një nga kryetarët më të zëshëm që thoshte duhet ta marre bashkia këtë akses ka nivelet më të ulëta në këtë rezultat. Ndërkohë bashkia më e suksesshëm dhe pa diskutim është bashkia e Shijakut, është bashkia model për të gjithë procesin e legalizimeve.  Nuk po them të arrini bashkinë e Shijakut, por për t’ju afruar deri në pikën që mund të luftoni deri në vendin e dytë mund ta bëni këtë gjë. Realisht te legalizimet duhet shumë fokus nuk ka justifikim”, tha Rama.

Lidhur me aplikimet në Fondin Social, kryeminsitri tha se nuk e kupton pse bashkitë nuk aplikojnë për shërbime kur ato u vihen në dispozicion. Rezerva, Rama pati edhe për platformën e bashkëqeverisjes, ku u shpreh se ankesat e qytetarëve nuk po marrin vëmendjen e duhur të bashkive.

“Është e pakuptueshme që disbursimi i fondeve të Fondit Social, ku ai qendror ka një kontribut të rëndësishëm në dispozicion të çdo bashkie, është qesharak në disa bashki që teorikisht nuk mund të jenë mbrapa të tjerave sepse kanë situata shumë më të agravuara. Të kemi fondet dhe të mos i vëmë në dispozicion?! Pse?! Tani do flas edhe për një plagë që ka të bëjë me nivelin shumë të ulët të ndërveprimit dhe përgjigjes ndaj qytetarëve dhe kjo është shumë e përgjithshme, platforma e bashkëqeverisjes është krijuar për t’u ardhur në ndihëm qytetarëve që të mos shkojnë lart e poshtë por ta çojnë në majë ankesën dhe më pas i gjithë rrejti i bashkëqeverisjes futet në sistemet dhe gjen përgjigjen e duhur për qytetarin dhe bëhet analiza pse nuk është thënë përgjigja duke marrë masat apo rregulluar lidhur me procedurën. Qytetarët çojnë ankesa, transferohen tek bashkisë, por është sikur hedh shishe në det dhe ta gjejë kush ta gjejë. Ju lutem këtë duhet ta shikoni me vëmendje pasi nuk ka kosto, por ka një përfitim të madh në moral. Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë vihet në lëvizje ajo pjesë e administratës që nuk ka lëvizur, shërbehet qytetari dhe përmbushet detyra “unë jam zëri yt” dhe korrigjohen gjërat që nuk shkojnë”, u shpreh Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

14 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

14 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

14 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

14 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

14 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

14 hours ago

This website uses cookies.