Rama: Kryeqendra e veriut, e magjishme në çdo stinë të vitit

375218521 862185758610420 8586779967921067673 n
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kalaja historike e Shkodrës dhe lumi i Bunës, të cilat theksoi kreu i qeverisë, me krenari plotësojnë hijeshinë e bukurinë shumëdimensionale të kryeqendrës së veriut, e cila është e magjishme në çdo stinë të vitit.
Rama u shpreh se shumë punë të mira na presin përpara për kryeqëndrën e veriut.
Në kalanë e Rozafës në Shkodër ka nisur puna për restaurimin e saj për ringritjen e fragmentit të murit, në pjesën lindore të Kalasë.
Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër që rrethohet nga lumi Drin,Kiri dhe Buna. Muret e kësaj kalaje rrethojnë pjesën e sipërme të kodrës në të cilën ndodhet kjo kala. Kalaja e Rozafës është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948. Gjurmët e mureve të kësaj kalaje Ilire datojnë që nga shekulli I III para Krishtit.